Deda: Është koha që opozita të unifikohet në një listë ku futen edhe persona jopolitikë

Deda: Është koha që opozita të unifikohet në një listë ku futen edhe persona jopolitikë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, thotë se në situatën e krijuar së fundmi, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, nuk sheh mundësi që të krijohet një shumicë e re parlamentare në Kuvend. Deda thotë se Kosovës tashmë i duhet vetëm një unifikim opozitar e bashkim të forcave demokratike me njerëz […]

Deda thotë se Kosovës tashmë i duhet vetëm një unifikim opozitar e bashkim të forcave demokratike me njerëz që s’janë fare në politikë.

“Tash jemi në fazë të pritjes së konsultimeve të caktuara nga Thaçi, e të parapara me Kushtetutë. Në rast se z.Thaçi nuk e respekton vullnetin tashmë të deklaruar të gjitha partive politike për zgjedhje në shtator, atëherë edhe mund të mblidhet Kuvendi për shpërbërje”, tha Deda.

Megjithatë, sipas deputetit tashmë të pavarur, shumicë e re parlamentare në Kuvend mund të krijohet vetëm nëse Gjykata Speciale nisë t’i bëjë ftesa profileve të larta shtetërore.

“Nuk shoh që ka mundësi që të krijohet një shumicë e re në Kuvendin e Kosovës në këtë situatë, përpos nëse kemi fillim të aktakuzave të profilit të lartë nga ana e Speciales, e që nuk po duket se do të ndodhë. Kështu që më së miri është të shkojmë në zgjedhje në shtator. Është momenti i fundit që të ketë pjekuri politike nga forcat demokratike për marrjen e përgjegjësive për transformimin rrënjësor qeverisës, ekonomik, sundim të ligjit në Republikën e Kosovës dhe për kthimin e kredibilitetit të Kosovës te bashkësia ndërkombëtare, gjë që Kosova sot nuk e ka”, tha tutje Deda për Koha.net, duke shtuar se Kosovës, i duhet unifikimi i gjithë opozitës së tanishme dhe individëve që ende nuk janë në politikë.

“Kjo i duhet që të garohet bashkë me një listë të përbashkët zgjedhore që ta fitojmë një mandat të qartë nga ana e qytetarëve për ndryshimet e stërvonuara në Kosovë. Parakusht është ndërtimi i një kohezioni programor qeverisës ndërmjet partive opozitare sepse ka dallime të theksuara, dhe ne nuk mund të dalim në zgjedhje në emër të ndryshimit me dallime të tilla ndërmjet nesh. Unë marrë pjesë në zgjedhje që nga viti 2010 dhe nga ajo kohë kam kërkuar bashkim të forcave demokratike. Ne i kemi humbur këto 10 vjet në Kosovë për shkak të mosunifikimit të forcave demokratike në këtë shoqëri, dhe nuk e kemi më asnjë ditë për të humbur”, tha tutje Deda.

Deda, ndërkohë është pyetur edhe për qëndrimin e tij si bashkëthemelues i Alternativës bashkë me kryetaren Mimoza Kusari-Lila, dhe raportet me të, por ka thënë se s’janë në kontakte.

“Ka kohë të gjatë që nuk kemi kontakt”, u përgjigj shkurt Deda.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?