Daçiq: Bolton më tha se Amerika e di që Kosova është fajtore për mosvazhdimin e dialogut

Daçiq: Bolton më tha se Amerika e di që Kosova është fajtore për mosvazhdimin e dialogut

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq pas takimit me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Trump, John Boldon, ka thënë se ‘Washingtoni dëshiron të ketë raporte bilaterale me Serbinë në të gjitha çështjet’. Daçiq i cili po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare në Amerikë, të realizuar nga sekretari Mike Pompeo, e që ka të bëjë […]

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq pas takimit me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Trump, John Boldon, ka thënë se ‘Washingtoni dëshiron të ketë raporte bilaterale me Serbinë në të gjitha çështjet’.

Daçiq i cili po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare në Amerikë, të realizuar nga sekretari Mike Pompeo, e që ka të bëjë me liritë fetare, ka thënë se ‘marrëdhëniet mes Serbisë dhe Amerikës po marrin kahje të re”.

Sipas Daçiqit, Bolton ka thënë se administrata e presidentit Donald Trump, përkrahë vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.

Daçiq i ka thënë Boltonit se ‘Serbia është e përcaktuar të forcojë sigurinë në mënyrë që të kontribuojë në stabilitetin e Beogradit si dhe është e hapur për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës’.

Sipas Daçiq, Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare John Bolton, i ka thënë atij ‘se ShBA’të e dinë se tashmë problemi për mosvazhdimin e dialogut nuk është Serbia’.

‘Shtetet e Bashkuara më nuk e ndjekin situatën në rajonin tonë si më parë, ashtu qysh më tha Bolton, nuk ndjekin një politikë të jashtme auto – pilote si para 20 – 30 vjetësh por janë të interesuara të krijojnë zgjidhje për të arritur në një kompromis”, ka thënë Daçiq për televizionin shtetëror serb, përcjell Periskopi.

“Ai (Bolton) më tha qartë se Shtetet e Bashkuara e dinë se problemi për mosvazhdimin e dialogut nuk është në Serbi por në Kosovë dhe se SHBA e di problemin që ka shkaktuar ngecjen e dialogut”, ka thënë Daçiq.

Daçiq ka thënë se ‘Bolton i tha se gjetja e një kompromisi për Kosovën është në listën e lartë të prioriteteve, të politikës së jashtme të administratës së Trump”.

Daçiq ka thënë se ‘takimi me Bolton kishte një rëndësi të madhe pasiqë ai i ka takuar vetëm ministrat që kanë rëndësi të madhe për prioritetet e politikes së jashtme amerikane”.

“Ne besojmë se së pari, duhet të heqet taksa për të vazhduar dialogu. Shtetet e Bashkuara besojnë se gjetja e një kompromisi është shumë e rëndësishme për stabilitetin e rajonit”, ka thënë Daçiq./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?