Çka do të thotë të jesh “dëshmitar i dyshuar”-termi i shpikur nga të ftuarit e Gjykatës Speciale?

Në Debat Plus të RTV Dukagjinit po flitet për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme, raporton Periskopi. Debati për ftesën që e ka marrë tashmë ish-kryeministri Ramush Haradinaj nga Gjykata Speciale u bë ne cilësinë e të dyshuarit. Një term që u dëgjua të përdorej më herët ishte “Dëshmitar i dyshuar”, […]
Në Debat Plus të RTV Dukagjinit po flitet për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme, raporton Periskopi.
Debati për ftesën që e ka marrë tashmë ish-kryeministri Ramush Haradinaj nga Gjykata Speciale u bë ne cilësinë e të dyshuarit.
Një term që u dëgjua të përdorej më herët ishte “Dëshmitar i dyshuar”, term i cili sipas avokatit tomë Gashi është një term i shpikur nga të ftuarit e Gjykatës Speciale, sepse një term i tillë nuk ekziston.
“Remi e ka dhanë një deklaratë pak më të cuditshëm, si dëshmitar i dyshuar, Ramush Haradinaj është i dyshuar. Kurse dëshmitar i dyshuar është term i shpikur, janë dy terme, dëshmitarë edhe i dyshuar, por si duket ata e kanë keqkuptuar këtë. Ramush Haradianj është i dyshuar, nëse kish pas ftesë si dëshmitar ai kishte dhënë një intervistë edhe nga zyra e tij”, ka thënë Gashi.












