Çaji i ‘rusit’: Mytaher Haskuka shkon për të pirë çaj te hoxhallarët (Foto)

Duket se me ardhjen e Mytaher Haskukës në krye të komunës së Prizrenit, kanë ndërruar zakonet. Nuk ka më ‘xhoging’ [ang.jogging, vrapim i ngadalshëm] e filma pornografikë. Dhe në vend të kafeve, duket se nëpër takime zyrtare po pihet çaj ‘rusi’. Këtë e ka bërë së fundi Haskuka që ishte për vizitë te Këshilli i […]
Nuk ka më ‘xhoging’ [ang.jogging, vrapim i ngadalshëm] e filma pornografikë. Dhe në vend të kafeve, duket se nëpër takime zyrtare po pihet çaj ‘rusi’.
Këtë e ka bërë së fundi Haskuka që ishte për vizitë te Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren për t’u uruar detyrën e re Kryeimamit, Orhan efendi Bislimajt.
Në atë takim, duket se pjesëmarrësit kanë pirë çajin e famshëm e përhapur në popull që njihet si ‘i rusit’ [nga Rusia] edhe pse në të vërtetë origjina e tij është nga Cejloni. Veç kësaj, mësohet që Haskuka dhe kolegët e tij janë detyruar të zbathen, ndërsa vetë kryeimamin mund ta shohim me mbathjet e quajtura ndryshe edhe si pantofle.
Nuk dihen pasojat shëndetësore të pirjes së këtij çaji nëpër takime të rëndësishme dhe në kohë të nxehtë.
Haskuka në takim ka folur për nevojat e BIK-ut komunal kundrejt komunës “për zhvillim të aktiviteteve dhe tolerancës fetare në përgjithësi./Periskopi













