‘Burdushi’ kërkon rigjykim, kurse Prokuroria dënim më të ashpër

‘Burdushi’ kërkon rigjykim, kurse Prokuroria dënim më të ashpër

Me pretendimin se aktgjykimi i shkallës së parë është përfshirë në shkelje të dispozitave ligjore, i akuzuari për  mashtrim, Hysni Peqani, i njohur me emrin Burdushi, përmes mbrojtësve të tij, po kërkon nga Gjykata e Apelit që rasti i tij të kthehet në rigjykim. Kurse në anën tjetër, prokuroria po kërkon nga Apeli ashpërsimin e […]

Kurse në anën tjetër, prokuroria po kërkon nga Apeli ashpërsimin e dënimit të shqiptuar ndaj Peqanit, me arsyetimin se i njëjti nuk është adekuat me peshën e veprës penale.

Kërkesat e tyre u shqyrtuan të hënën, në seancën e kolegjit të Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata Themelore në Prizren, më 19 nëntor 2018, kishte marr aktgjykim me të cilin i akuzuari Peqani ishte shpallur fajtor për mashtrim dhe ishte dënuar me 1 vit burgim e 500 euro gjobë. Ndaj tij po ashtu gjykata kishte shqiptuar edhe dënimin plotësues, ndalim i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Të pakënaqur me vendimin e gjykatës, prokuroria kishte ushtruar ankesë, me pretendimin se  dënimi i shqiptuar nuk është adekuat me peshën e veprës penale, dhe se sipas prokurorisë, me dënimin e shqiptuar nuk do të arrihet qëllimi i dënimit.

Ankesë kundër vendimit kishte ushtruar edhe mbrojtësi i të akuzuarit Peqani, avokati Asdren Hoxha, me pretendimin se aktgjykimi ishte përfshirë në shkelje procedurale të dispozitave ligjore, të ligjit penale, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike dhe lartësisë së dënimit.

Në ankesë thuhet se gjykata e shkallës së parë kishte marr parasysh vetëm provat fajësuese, dhe se qëllim i gjykatës ka qenë persekutimi dhe jo dënimi  i të akuzuarit, pasi që sipas avokatit Hoxha, dënimi i shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë është shumë i lart.

Mbi këto pretendime mbrojtësi i të dënuarit Peqani, po kërkon anulimin e vendimit të shkallës së parë dhe kthimin e çështjes në rigjykim.

Pretendime të njëjta kishte paraqitur në ankesë edhe mbrojtësi tjetër i të akuzuarit Peqani, avokati Skënder Morina, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancë prezantoi edhe i dëmtuari Qazim Pulatani, i cili para kolegjit të udhëhequr nga gjykatësi Hashim Qollaku, deklaroi se i bashkëngjitet ndjekjes penale dhe paraqet kërkesë pasurore juridike.

Prokuroria Themelore në Prizren kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Hysni Peqani, me arsyetimin se i njëjti, më 20 qershor 2014 deri më 12 gusht 2014, në Prizren, me qellim që ti fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitoj dobi pasurore për vete apo për personin tjetër, e mashtron dhe e vë nën lajthim personin tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Qazim Pulatani, duke i thënë se do t’ia shëroj bashkëshorten e cila vuan nga depresioni në kompensim të shumën prej 2000 euro.

Me këto veprime, Peqani akuzohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?