Bilall Sherifi i reagon n’telefon Lutfi Hazirit: Mos përhap dezinformata

Bilall Sherifi nga NISMA ka thënë përmes telefonit në Info Magazinë se dorëheqja e Haradinajt ishte e papritur dhe kjo nuk ishte befasi. “Nuk është fshehtësi të thuhet se kjo dorëheqje ka qenë e papritur. Nuk kemi besuar se kjo dorëheqje do të vinte për arsyen që ka ardhë”, ka thënë Sherifi. “Do të konsatoja […]
Bilall Sherifi nga NISMA ka thënë përmes telefonit në Info Magazinë se dorëheqja e Haradinajt ishte e papritur dhe kjo nuk ishte befasi.
“Nuk është fshehtësi të thuhet se kjo dorëheqje ka qenë e papritur. Nuk kemi besuar se kjo dorëheqje do të vinte për arsyen që ka ardhë”, ka thënë Sherifi.
“Do të konsatoja një të vërtetë përballë një dezinformate që lëshoi zoti Haziri. Tha: kumbara i Gjykatës Speciale është PAN. T’ia kujtoj se PAN është PDK-AAK-NISMA, t’ia kujtoj se PDK është kumbarë i Speciales dhe LDK i aka mbajtur ison në mënyrë të jashtëzakonshme. Le t’u përmbahemi fakteve, se këto janë të njohura botërisht”, ka thënë Sherifi, përcjell Periskopi.
Ai ka thënë se NISMA do të garojë e vetme në zgjedhje dhe se synon më shumë se 10 deputetë./Periskopi/












