Besa Gaxherri reagon pas dorëheqjes së Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë mbledhjes së Qeverisë ka dorëzuar dorëheqjen e tij prej kreut të vendit. Kjo dorëheqje ishte e paparalajmëruar dhe ndër tjera Haradinaj bëri të ditur se ka pranuar një ftesë në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale. Besa Gaxherri, deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës shprehet e shokuar nga […]
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë mbledhjes së Qeverisë ka dorëzuar dorëheqjen e tij prej kreut të vendit.
Kjo dorëheqje ishte e paparalajmëruar dhe ndër tjera Haradinaj bëri të ditur se ka pranuar një ftesë në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale.
Besa Gaxherri, deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës shprehet e shokuar nga dorëheqja e kryeministrit dhe thotë se nuk e priste një gjë të tillë, tani.
‘’Unë e përgëzoj Haradinajn që ai ka dhënë menjëherë dorëheqje dhe shkon para drejtësisë. Kjo nuk është hera e parë për Haradinajn që e ka bërë një veprim të tillë. Natyrisht se drejtësisë i mbetet të vendosë tutje”. tha për Periskopin.
Ajo dha edhe përshtypjet e saj për Haradinajn si kryeministër i Kosovës. ku nuk thur fjalë lavde për të.
‘’Si kyreministër, natyrisht se kemi shumë vërejtje dhe kemi pritë e kemi qenë duke punu që Haradinaj të japë dorëheqje sa më shpejtë. Haradinaj duhet të jetë shembull për shumë ministra të tij e shumë zëvendësministra të tij e për shumë zyrtarë të tij. Por ne ta shohim nëse me të vërtetë ka një ftesë nga Gjykata Speciale, atëherë duhet ta shikojmë më në detaje këtë çështje’’, përfundon Gaxherri./Periskopi/












