Bërnabiq thotë se Serbia është e gatshme t’i kthehet dialogut dhe atë menjëherë

Bërnabiq thotë se Serbia është e gatshme t’i kthehet dialogut dhe atë menjëherë

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka shfaqur shpresën se liderët e Kosovës do të kenë kurajon e duhur dhe përgjegjësinë për të ndryshuar vendimet e tyre e për të vazhduar dialogun, raporton transmetuesi publik serb, RTS. “Ne jemi çdo ditë të gatshëm t’i kthehemi tavolinës së bisedimeve e të vazhdojmë me dialogun. Kjo është mënyra e […]

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka shfaqur shpresën se liderët e Kosovës do të kenë kurajon e duhur dhe përgjegjësinë për të ndryshuar vendimet e tyre e për të vazhduar dialogun, raporton transmetuesi publik serb, RTS.

“Ne jemi çdo ditë të gatshëm t’i kthehemi tavolinës së bisedimeve e të vazhdojmë me dialogun. Kjo është mënyra e vetme për të pasur stabilitet në Kosovë e Metohi, në mënyrë që njerëzit të mund të jetojnë paqësisht,” u ka thënë Brnabiq gazetarëve.

Ajo vuri në pah një sondazh të kryer në Kosovë, ku 91% e popullsisë që jetojnë aty, ishin shprehur se nuk duan të kenë konflikt të ngrirë e as status quo.

“Ata duan që dialogu të vazhdojë dhe unë shpresoj që liderët në Prishtinë do t’i dëgjojnë qytetarët e tyre dhe do të kenë kurajon politike dhe përgjegjësinë për marrë vendime që janë në të mirën e jo vetëm serbëve e shqiptarëve, por e të gjithë rajonit”, u shpreh Brnabiq.

Njëkohësisht, ajo e ka vlerësuar të rëndësishme vizitën e presidentit Macron në Serbi duke thënë se kjo do të ndihmojë në pozicionimin e Serbisë.

“Mendoj se vizita shkoi më mirë sesa që mund ta kishim paramenduar. I çmojmë shumë të gjitha ato që presidenti Macron tha gjatë vizitës në Serbi, të gjitha sinjalet e përkrahjes e ndoshta edhe sinjalin më të fuqishëm deri tani, se asgjë nuk ka përfunduar dhe se dialogu duhet të vazhdojë,” nënvizoi Brnabiq.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?