Beqiri: Mos u lodhni me na çu ftesa, s’pranojmë asnjë opsion tjetër përveç zgjedhjeve

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka theksuar se LDK-ja në asnjë variant nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës “Ne e kemi thënë qartë se nuk do të hyjmë në koalicion me PDK-në. Ne duam vetëm zgjedhje dhe se ato janë zgjidhja e vetme”. “Kryesia e […]
“Ne e kemi thënë qartë se nuk do të hyjmë në koalicion me PDK-në. Ne duam vetëm zgjedhje dhe se ato janë zgjidhja e vetme”.
“Kryesia e LDK-së edhe para disa ditësh ka dhënë qëndrimin e saj të vetëm dhe të qartë, se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje e pranueshme për ne. Çdo gjë tjetër është spekulim dhe e papranueshme për ne. Ky qëndrim yni ka një kohë të gjatë, ka mbi 1 vit, që është i tillë, zgjedhjet e parakohshme e vetmja zgjidhje që ne pranojmë. Askush nga ne nuk e ka as vullnetin, as të drejtën të bëjë diçka tjetër. Kjo Qeveri, ky Kuvend kaherë është dashur të largohen dhe te shkohet në zgjedhje të reja”, tha ai për Blic.
Beqiri duke e komentuar atë që po qarkullon në opinion publik se PDK-ja i ka bërë ofertë LDK-së, për qeveri të re pa zgjedhje, ai është përgjigjur duke thënë “As mos të lodhen me na çu ftesa, sepse nuk do të pranojmë asgjë përpos zgjedhjeve”.
Sekretari i LDK-së ka folur edhe për mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka theksuar se ende nuk ka asgjë konkrete për mundësinë e një koalicioni parazgjedhor ndërmjet dy partive opozitare.
Derisa në opinion publik ka filluar të flitet se Partia Demokratike e Kosovës i ka dërguar një ofertë Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin e një qeveri të re- teknike, nga partia e Veselit e mohojnë një gjë të tillë.
Është shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ai i cili ka theksuar se nuk i kanë dërguar askujt kurrfarë ftese.
“Kurrfarë oferte nuk i kemi dërguar askujt”, ka theksuar Memli Krasniqi.
Ai ka theksuar se PDK është duke u përgatitur për zgjedhje të reja, dhe se sipas tij, sa më parë që ato do të mbahen, do të jetë më mirë.
“Fokusi i PDK-së është tek përgatitja për zgjedhje, të cilat mendojmë se duhet të mbahen sa më parë të jetë e mundur”, tha ai.
Në anën tjetër, para pak minutash në media është publikuar një fotografi, ku nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri shihet në një takim me deputetin e PSD-së, Dardan Molliqaj.












