Banorët e lagjes “Muharrem Fejza” kërkojnë që Heldt të heqë dorë nga ndërtimi i Ambasadës gjermane në këtë lagje

Banorët e lagjes “Muharrem Fejza” kërkojnë që Heldt të heqë dorë nga ndërtimi i Ambasadës gjermane në këtë lagje

​Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet shpeshherë e kanë ngritur zërin për mungesën e gjelbërimit dhe ndërtimeve në këtë zonë, duke kërkuar vëmendje më të madhe nga Komuna e Prishtinës. Së fundmi, lajmi për ndërtimin e Ambasadës së re gjermane në lagjen e Spitalit ka shqetësuar banorët, pasi sipas tyre, do të priten shumë […]

​Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet shpeshherë e kanë ngritur zërin për mungesën e gjelbërimit dhe ndërtimeve në këtë zonë, duke kërkuar vëmendje më të madhe nga Komuna e Prishtinës.

Së fundmi, lajmi për ndërtimin e Ambasadës së re gjermane në lagjen e Spitalit ka shqetësuar banorët, pasi sipas tyre, do të priten shumë pemë dhe do të shkatërrohet në tjetër hapësirë gjelbërimi.

 

 

Përmes një letre të hapur, banori i kësaj lagjeje, Dren Shahini, ka lutur ambasadorin gjerman Christian Heldt që të heqë dorë nga ndërtimi i ambasadës në këtë zonë.

“Ju lutem, rishikojeni vendimin, hiqni dorë nga kjo hapësirë, në emër të ambientit, në emër të shëndetit të fëmijëve dhe të moshuarve dhe në emër të vlerave evropiane”, shkruan ai.

Sipas tij, hapësira e dedikuar për ndërtimin e objektit të Ambasadës gjermane është plot me pisha të cilat anë tejet të rëndësishme për ajrin dhe ambientin.

“Ajo hapësirë është ngjitur me spitalin e qytetit, gjegjësisht krejt ngjitur me repartin e pediatrisë. Mendojeni se sa shumë ndikon prania e atyre pishave në shërimin e fëmijëve”, shkruan dnër të tjera Shahini.

Ai thotë se banorët e “Mati 1”, një pjesë e lagjes “Bregu i Diellit” si dhe lagjja “Ulpiana”, si hapësire rekreative e shfrytëzojmë fushën e gjelbër nën fakultetin teknik e cila gjendet afër Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ose përballë hapësirës që Komuna e Prishtinës e ka ndarë për ndërtimin e objektit të ri për Ambasadën e Gjermanisë.

Banori i rrugës “Muharrem Fejza”, Dreni, thotë se këtij parku do të duhej së pari të dilte në mborjtje kryetari dhe asambleistët e Prishtinës, por siç thotë ai, ata janë të gjithë poltronistë dhe nuk merren fare me çështje ambientaliste dhe se për një foto me ambasadorin gjerman janë në gjendje të dhurojnë çdo gjë.

Para disa ditësh kur u mbajt ceremonia e nënshkrimit të kontratës për shfrytëzimin e kësaj prone të paluajtshme, ambasadori Heldt kishe deklaruar se objekti i ri i ambasadës do të jetë shembull për urbanizëm miqësor dhe të gjelbër.

Ndryshe, ndërtimi i objekti të ri të Ambasadës gjermane është planifikuar të ndërtohet gjatë viteve të ardhshme pa specifikuar ndonjë datë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?