Bale shënon gol për Real Madridin, Zidane: Do të largohet, pa çare

Gareth Bale u paraqit për të parën herë në përgatitjet që po bën Real Madridi këtë verë duke shënuar gol, po e ardhmja e tij në klub duket në dyshim. Bale u inkuadrua nga banka rezervë pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes që Reali e fitoi në penallti kundër Arsenalit në International Champions […]
Bale u inkuadrua nga banka rezervë pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes që Reali e fitoi në penallti kundër Arsenalit në International Champions Cup.
Pas ndeshjes në Maryland të ShBA-ve, trajneri Zinedine Zidane tha: “Ai bëri paraqitje të mirë dhe jam i kënaqur për të. Por, asgjë nuk ka ndërruar, e dini mirë situatën.”
Zidane paraprakisht kishte thënë që Bale “është shumë afër largimit nga klubi” dhe që kjo gjë do të ishte më e mira për të gjitha palët, shkruan Periskopi.
Gareth Bale ishte transferuar te Real Madridi nga Tottenham Hotspur duke i fituar katër trofe të Ligës së Kampionëve.
Më të interesuarat për transferimin e tij janë dy ekipe nga Kina. /Periskopi












