Bajrami: E gjithë shoqëria të sensibilizohet me rastin e fëmijës së vrarë, edhe xhamitë nesër të bubullojnë

Bajrami: E gjithë shoqëria të sensibilizohet me rastin e fëmijës së vrarë, edhe xhamitë nesër të bubullojnë

Doktori i Shkencave Islame, Mustafa Bajrami ka reaguar lidhur me rastin e fëmijës në Fushë-Kosovë që u gjet i vdekur në një kontejner me shenja dhune në trup. Bajrami thotë se të gjitha institucionet, shoqëria civile e qytetarët duhet të çohen në këmbë për këtë ‘krim monstruoz’, siç  e quan ai. Madje Mustafa thotë se […]

Bajrami thotë se të gjitha institucionet, shoqëria civile e qytetarët duhet të çohen në këmbë për këtë ‘krim monstruoz’, siç  e quan ai.

Madje Mustafa thotë se edhe në xhumanë e së premtes do të duhej që xhemati të lutej për atë fëmijë.

Sipas tij,  edhe kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha do të duhej ta përjetonte këtë rast. ashtu siç i kishte kërkuar votat shtëpi më shtëpi.

Kujtojmë që një 20-vjeçar, i komunitetit ashkali është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e 12-vjeçarit, po ashtu i këtij komuniteti.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ia ka caktuar atij 1 mua paraburgim.

Ja postimi i plotë i Mustafë Bajramit në Facebook:  

Rasti i fëmiut të vrarë në Fushë Kosovë është rast-krimi më monstruoz dhe më i dhimbshëm që ka ndodh në Kosovë në vitet e fundit. Është rast i tmerrshëm sikur që ishte e tmershme jeta e atij fëmiu engjëll. Është pasqyra e shoqërisë sonë.
Fëmiu i vrarë në Fushë Kosovë ishte një fëmijë varfënjak i dhunuar për së gjalli. Ishte një engjël femijë që jetën e kishte kaluar mizerqe, nëpër kanta të bërllogut duke mbledh kanaqe sa për të jetuar. Njëjtë sikur edhe e ëma e tij.
Qytetarët e Kosovës do të duhej t’i terronin sheshet e Prishtinës në shenjë dhimbjeje për atë fëmijë dhe në shenjë njerëzishmërie, nëse na ka mbetur sadopak njerëzishmëri.
Politika do të duhej të reagonte shumë ashpër, njëjtë edhe presidenti, edhe kryeministri edhe kryeparlamentari. Burim Berisha do të duhej ta ndjente thellë e ta përjetonte në shpirt këtë rast. Sepse ai, për t’i marrë votat e atyre të varfërve, para zgjedhjeve ka bredhur shtëpi për shtëpi me dy pula nën sqetull. Për t’i marrë votat e për tu bë kryetar i asaj komune. Shoqëria civile nuk do të duhej të heshtte para këtij krimi dhe krimet tjera që i ishin bërë atij fëmiu sa ishte gjallë.
Xhamitë e Kosovës nesër në ditën e xhuma duhet të bubullonin për atë fëmijë. I tërë xhemati të luten për atë engjëll. Asnjë avokat që ka shpirt njeriu nuk do te duhej ta mbronte këtë rast kaq kriminal.
Solidarët, humanistët e të pasurit e këtij vendi do të duhej të bënin çmos për t’ia flladitur zemrën asaj nëne të namun që ja kishin dhunuar engjëllin dhe në fund ja vranë.
E gjithë shoqëria jonë do të duhej të senzibilizohet për ta shprehur dhimbjen ndaj këtij rasti makabër dhe ndaj rasteve tjera që mund të ndodhin. Dhe kanë për të ndodhur përderisa shteti ynë e ne si shoqëri lejojmë që familje të tëra të gjejnë bukën e gojës në kanta të bërllogut!
Ku është njerëzishmëria jonë. Ku u tretë humanizmi jonë. Ku janë njerëzit që na flasin për shqiptari. Për çfarë vepra humanitare flasim ne kur një fëmijë, një engjël i vockël dhunohet e në fund vritet mizorisht me gur.
Kurrë mos e harroni! Në Kosovë është vrarë një fëmijë që jetën e kishte quar duke mbledhë mbeturina. Për bukën e gojës. Në kanta të bërllogut…!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?