Babai paditë Policinë, komunën e Prishtinës dhe QPS-në për rastin e fëmijës

Babai paditë Policinë, komunën e Prishtinës dhe QPS-në për rastin e fëmijës

Qytetari Shkelzim Murtezi ka ngritur kallëzim penal ndaj disa zyrtarëve në Policinë e Kosovës, komunën e Prishtinës dhe Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë, pasi sipas tij, zyrtarët përgjegjës nuk kanë vepruar për të gjetur djalin e tij, i cili siç thotë ai, është rrëmbyer para 4 vjetësh. Murtezi, njëherësh kryetari i Asociacionit për Mbështetjen […]

Qytetari Shkelzim Murtezi ka ngritur kallëzim penal ndaj disa zyrtarëve në Policinë e Kosovës, komunën e Prishtinës dhe Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë, pasi sipas tij, zyrtarët përgjegjës nuk kanë vepruar për të gjetur djalin e tij, i cili siç thotë ai, është rrëmbyer para 4 vjetësh.

Murtezi, njëherësh kryetari i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, tha se Policia e Kosovës nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës dhe asnjëherë nuk ka hapur rast në lidhje me rrëmbimin e fëmijës së tij, derisa shton se tash e tutje me gjetjen e djalit të tij do të merret INTERPOL-i.

Ai tha se kanë të bëjnë me moslajmërimin e rrëmbimit të fëmijës, mosemërim të veprës penale, manipulim me prova, pamundësim të të drejtave njerëzore dhe vepra të tjera.

Ai bëri të ditur se ka ngritur kallëzim penal ndaj disa policëve, disa zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë dhe ndaj një zyrtari përgjegjës në ofiqari në komunën e Prishtinës. Për këtë të fundit tha se ka manipuluar me gjendjen civile të fëmijës, duke e regjistruar atë pa emrin e babait, ndonëse ka qenë e ditur prej Gjykatës se kush ka qenë babai i fëmijës.

“Sot kam ngritur kallëzim penal për shkak të moslajmërimit të veprës penale në lidhje me rrëmbimin e fëmijës tim, i cili është rrëmbyer qe 4 vjet. Fati i tij ende nuk dihet, nuk dihet ende a është gjallë, nuk dihet ende a është i shitur apo çka ka ndodhur me të. Fëmija ndodhet ilegalisht në vend tjetër, dyshojmë në Belgjikë. Kemi verifikuar edhe shtete tjera, në Zvicër, Gjermani”, tha ai.

Ndonëse kishte paralajmëruar se do të bënte publik emrat e zyrtarëve që ka paditur, ai thotë se është udhëzuar që të mos i pengojë hetimet.

“Tani e kemi një urdhërarrest ndërkombëtar, e kemi INTERPOL-in, i cili është duke kërkuar fëmijën dhe kjo tregon që Policia prej fillimit ka bërë vepër penale për shkak se nuk ka hapur rast dhe unë si prind nuk e di se çka ka ndodhur me fëmijën, as organi i kujdestarisë nuk e din. Këtu kemi disa shkelje të ndryshme prej disa policëve. Fatkeqësisht, për shkak që të mos i pengoj hetimet jam udhëzu që të mos i përmendi emrat, dhe këtë do ta bëjë me siguri Prokuroria vet”, u shpreh ai.

Ai bëri të ditur se ka kërkuar edhe masa tjera ndaj policëve që sipas tij, kanë qenë të papërgjegjshëm në punën e tyre.

“Pres arrestimin e këtyre matrapazëve, të cilët mbajnë uniformën e Policisë, të cilët janë përgjegjës për fatin e fëmijës tim, i cili ndodhet në vendin tjetër. Asnjë shtet nuk e di se çfarë ka ndodhur me fëmijën tim… Mirëpo, unë tash kam shpresë tek policia belge dhe ka ardhur koha që ky bumerang të kthehet ndaj këtyre matrapazëve që mbajnë uniformën e policisë dhe të QPS-së në Prishtinë, e cila ka qenë e përfshirë në rastin por asnjëherë nuk ka marrë asnjë veprim për të mbrojtur interesat e fëmijës”, tha Murtezi.

Krejt në fund, Murtezi ftoi organet kompetente që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj personave që sot ky i fundit i ka paditur, në mënyrë që një gjë e tillë të shërbejë në parandalimin e rasteve tjera të ngjashme.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?