Avokati i Popullit kërkon të parandalohen diskriminimet ndaj të moshuarve nga bankat komerciale

Avokati i Popullit kërkon të parandalohen diskriminimet ndaj të moshuarve nga bankat komerciale

Institucioni i Avokatit të Popullit sipas detyrës zyrtare ka hapur rastin Ex-officio Nr. 450/2018 përkitazi me trajtimin e pabarabartë të pensionistëve nga ana e bankave komerciale në Kosovë, në ofrimin e shërbimeve të kreditit bankar. Në komunikatën për media, thuhet se aktualisht, sipas të dhënave nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, numri i përgjithshëm […]

Në komunikatën për media, thuhet se aktualisht, sipas të dhënave nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, numri i përgjithshëm i pensionistëve në Republikën e Kosovës, kap shifrën prej 206.534 personash.

Në anën tjetër, në Kosovë, licencën për punë e kanë 11 banka komerciale, të cilat e kryejnë veprimtarinë e tyre në përputhje me “Ligji nr. 04/l-093” për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare jo Bankare si dhe me aktet nënligjore të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Megjithatë, në kuadër të shërbimeve bankare, bankat komerciale nuk kanë krijuar qasje në kredi për kategorinë e personave mbi moshën 65 vjeçare, konkretisht kategorinë e pensionistëve, duke rezultuar kështu në trajtim të pabarabartë dhe diskriminues mes kategorive te ndryshme, mbi bazën e moshës së qytetarëve. Bazuar në analizën ligjore dhe atë të gjendjes faktike, Institucioni i Avokatit të Popullit përmes këtij raporti ka rekomanduar Bankën Qendrore dhe Shoqatën e Bankave të Kosovës që të ndërmarrin veprime konkrete për miratimin e reformave në politikat e kreditimit të bankave në Kosovë, me qëllim të parandalimit të diskriminimit ndaj qytetarëve të moshuar, përkatësisht të pensionistëve, për shfrytëzimin e këtij lloj shërbimi bankar”, thuhet në komunikatën e Avokatit të Popullit.

Më 2 korrik 2019, Institucioni i Avokatit të Popullit ka pranuar përgjigje nga Banka Qendrore e Kosovës, përmes së cilës është informuar se BQK ka kërkuar nga të gjitha bankat komerciale rishikimin e politikave te tyre si dhe ka kërkuar angazhim në përputhje me rekomandimet e Avokatit të Popullit, të cilat më pas do të jenë subjekt i ekzaminimit nga ana e BQK-së.

“Rrjedhimisht, Institucioni i Avokatit të Popullit e vlerëson bashkëpunimin e Bankës Qendrore të Kosovës në angazhimin e saj drejt zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe beson se pensionistët nuk do të diskriminohen por do kenë mundësi dhe qasje të barabartë sa i përket përfitimit nga shërbimet bankare për marrjen e kredive”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?