Avokatët e Speciales: Aktakuzat ngriten shpejt, komandantët mund të përfundojnë në paraburgim

Avokatët e Speciales: Aktakuzat ngriten shpejt, komandantët mund të përfundojnë në paraburgim

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj është nisur sot për në Hagë, për t’u përballur për të tretën herë me drejtësinë ndërkombëtare. Ndaj tij erdhi ftesa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për t’u paraqitur për intervistim në cilësinë e të dyshuarit. Ftesa që i erdhi Haradinajt e shtyu atë të japë dorëheqje të parevokueshme nga […]

Ndaj tij erdhi ftesa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për t’u paraqitur për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

Ftesa që i erdhi Haradinajt e shtyu atë të japë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit.

E nëse Prokuroria e Specializuar arrin të argumentojë dyshimet e veta për krimet e supozuara, mund të ngrisë aktakuzë ndaj Haradinajt dhe ndaj secilit person tjetër të ftuar, qofshin ata të profilit të lartë apo të ulët.

Sipas avokatit të akredituar nga Gjykata Speciale, Vehbi Beqiri një gjë e tillë nuk pritet të zgjasë edhe shumë.

Ai shpjegon se sistemi i Speciales është akuzator dhe si i tillë ndryshon nga ai i Kosovës.

“Ky sistem është pak ma ndryshe se ky i Kosovës, pra është sistem akuzator. Sipas të gjitha gjasave kur të ngritët aktakuza do të njoftohet avokati dhe do t’i bëhet me dije të akuzuarit. Pastaj do të vendoset nëse do të ketë masë paraburgimi apo tjetër, dhe po ashtu do të vendoset afati i palës mbrojtëse me i bë hetimet ose me punu në prova të cilat shpalosen nga ana e prokurorisë”, ka thënë avokati Beqiri.

Beqiri shpjegon se me ngritjen e aktakuzës ndaj ndonjë të dyshuari, Gjykata do të caktojë menjëherë seancën, e më pas do të ndërmerren veprimet e tjera konform ligjit.

“Kur të ngritët aktakuza, gjykata do të caktojë seancë. Pra, jo sikur te na që do të ketë hetime, pra sipas të gjitha gjasave këto veç kanë përfunduar dhe pritet që të ngritën aktakuzat dhe të ndërmerren veprimet e menjëhershme. Sipas këtij sistemi, së pari, do të shkohet me ngritje të aktakuzës, e atëherë do të caktohet edhe mbrojtësi dhe afatet për mbrojtje dhe kundërshtimeve”, thekson ai.

E avokati tjetër, Xhelal Hasani thekson për lajmi.net se maksimumi i ngritjes së një aktakuze nga Specialja është dy vite.

Ndonëse ai nuk përmend data apo periudha kur pritet që për të akuzuarit të ketë aktakuzë.

Përveç Haradinajt, nga Specialja është thirrur edhe ish-komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, ish-komandanti i UÇK-së nga zona e Llapit, Rrustem Mustafa, si dhe Sylejman Selimi ish-komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe ish-zëdhënësit i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Përveç tyre, Specialja ka ftuar edhe persona të tjerë të profileve më të ulëta, disa nga të cilët janë intervistuar edhe në Prishtinë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?