Avdullah Hoti flet si kandidat i LDK-së për kryeministër: Tregon prioritetet e qeverisë së re

Avdullah Hoti flet si kandidat i LDK-së për kryeministër: Tregon prioritetet e qeverisë së re

Edhe pse zgjedhjet brenda LDK-së pritet të mbahen më datën 3 gusht, bëhet e ditur se kjo parti për të shmangur përçarjen dhe incidentet ka vendosur që të bëj marrëveshje mes zyrtarëve më të lartë të partisë. Dhe, si më i përfoluri për kandidat për kryeministër është pikërisht Avdullah Hoti, i cili kishte qenë në […]

Edhe pse zgjedhjet brenda LDK-së pritet të mbahen më datën 3 gusht, bëhet e ditur se kjo parti për të shmangur përçarjen dhe incidentet ka vendosur që të bëj marrëveshje mes zyrtarëve më të lartë të partisë.

Dhe, si më i përfoluri për kandidat për kryeministër është pikërisht Avdullah Hoti, i cili kishte qenë në të njëjtin rol edhe në zgjedhjet e kaluara, shkruan Periskopi.

Në statusin e tij në Facebook, z.Hoti pas kritikave që bëri ndaj Qeverisë Haradinaj, tregoi për prioritetet që do t’i ketë qeveria e re. Ai thotë se Qeveria e re do të jetë qeveri normale, me njerëz kompetentë e atdhetarë, që respektojnë ligjin, që ruajnë miqësitë.

Më poshtë keni statusin e plotë të z.Hoti ku përfshihen prioritetet e qeverisë së re:

Qeveria e re – qeveri normale, me njerëz kompetentë e atdhetarë, që respektojnë ligjin, që ruajnë miqësitë

Kosova shpejt bëhet me qeveri të re, e cila mbi të gjitha do të jetë qeveri normale, pro-evropiane, që forcon miqësinë me SHBA-të, që tregon pjekuri politike, që respekton rendin kushtetues të Kosovës dhe parimin e ndarjes së pushteteve, që është e përgjegjshme karshi Kuvendit që e ka zgjedhur.

Në fillim domosdo duhet sanuar dëmet që po i lë prapa qeveria e PAN-it, një qeveri e kaosit, e zhvatjes së buxhetit, e izolimit të lidershipit të Kosovës, e dështimit të diplomacisë dhe çnjohjeve për shtetin e Kosovës, e ministrave me aktakuza, e takimeve me njerëz të krimit, që urdhëron e kërcënon prokurorë, që i refuzohet visa nga vendi më mik i Kosovës, që ndan buxhet për frizere e roleta, që shpërdoron buxhetin në përvjetore të pavarësisë e në projekte të ndryshme, që merr vendime vetëm për interesa ekonomike të këshilltarëve të vetë, që ja dyfishon pagën vetes, që ndaj pronën publike e nacionalizon pronën private kundërligjshëm, qeveri me pesë ‘kryeministra’, 21 ministra, 80 zëvendësministra, me qindra këshilltarë e me koordinatorë nacional. Sikur të kishte edhe pak jetë, do të emëronte edhe nën-koordinatorët dhe asistentët e nën-koordinatorëve. Sigurisht se ka edhe arritje, por gjithë këto skandale dhe dëmet që i janë shkaktuar vendit, e lë nën hije çfarëdo arritje.

Pas sanimit të dëmeve, plani katër vjeçar do të përfshijë reforma rrënjësore në ekonomi, arsim, shëndetësi, sundim të ligjit, siguri nacionale, integrime rajonal e euro-atlantike dhe fusha të tjera.

(i) Në fushën e ekonmisë, bizneset do të marrin prapë frymë lirisht, pa u përkdhelur askush e pa i rënë në qafë kujt, përfshirë këtu eliminim e të gjitha kontratave të dëmshme e monopoleve jo ligjore. Do të zbatohet plotësisht Pakoja Fiskale 2, që ka mbetur përgjysmë, dhe bashkë me bizneset do të përgatitet Pakoja Fiskale 3. Buxheti do të arrijë menjëherë 3 miliard, sepse nuk do të ketë ”rrjedhje” të të hyrave. Do të finalizohet bashkimi i ATK-së me Doganat, që është harruar, si dhe fiskalizimi on-line i bizneseve. Bujqit do të mbështeten më shumë, por bazuar në sasinë e prodhimit. Bjeshkët dhe lumenjtë do të ruhen, e do të rishikohen licencat e dhëna pa përmbushur kushtet ambientaliste.

(ii) Arsimi do të lirohet nga diktati i kryeministrit dhe ministrit të arsimit. Politikat arsimore do të përgatiten dhe zbatohen nga profesionistët më të mirë, me fokus në cilësinë në arsim në të gjitha nivelet dhe gjithë përfshirje në arsimin para-universitar. Librat e nxënësve nuk do të shkruhen nga njerëz që nuk e kuptojnë ku kanë arritur standardet e të nxënit në shekullin XXI.

(iii) Në shëndetësi, urgjentisht do të funksionalizohen sigurimet shëndetësore, të cilat janë harrur. Investimet publike do të shkojnë në modernizimin e shërbimeve shëndetësore.

(iv) Në fushën e rendit dhe ligjit, na duhet vetingu dhe reforma që sigurojnë sistem efikas, ku barra e provës kalon tek pala. Policia jonë do të jetë efikase në të katër anët e Kosovës, duke ofruar mbrojtje të përhershme për qytetarët, e jo vetëm përmes aksioneve policore të njëhershme. Gjykatësit dhe prokurorët nuk do të guxojë t’i urdhërojë dhe kërcënoj askush. Ministri i Drejtësisë do të qëndrojë larg Këshillit Gjyqësorë dhe Këshillit Prokurorial, që janë pushtet i pavarur nga Qeveria.

(v) Diplomacia do të jetë efektive dhe profesionale, fillimisht duke eliminuar nepotizmin dhe politizimin. Duhet nisur me një rishikim funksional të rrjetit të diplomacisë, pasi ambasadat janë mbushur me militantë e njerëz jo kompetent, që po na kushtojnë miliona euro, pa asnjë përfitim për shtetin e Kosovës. Ambasadat do të mbështeten me atashe ekonomik, ushtarak, policor, kulturor e arsimor, për të fuqizuar bashkëpunimin me shtetet mikëpritëse, për të mbështetur qytetarët tanë që jetojnë në ato vende dhe për të promovuar mundësitë për investime në Kosovë.

(vi) Kosova do të jetë faktor paqe e stabiliteti në rajon. FSK-ja, me dyfish më shumë buxhet, do të përgatitet për tu avancuar drejt ushtrisë, në partneritet me NATO-n dhe vendet mike. Shërbimi ushtarak do të jetë i obligueshëm, në përputhje me standardet e vendeve anëtare të NATO-s.

(vii) Për qeverinë e ardhshme, integrimet rajonale do të thellohen krahas integrimit evropian. Me Shqiperine e Maqedoninë do të arrihen marreveshje të veçanta lidhur me bashkëpunimin ekonomik, pikat doganore të unifikuara, unifikimi i tregut energjetik me Shqipërinë, arsim i lartë i integruar, kalendar të përbashkët kulturor etj. Porti i Shengjinit do të funksionalizohet me marrëveshje për eksterritorialitet dhe fusha të tjera të bashkëpunimit rajonal.

Këto janë disa nga pikat e programit qeverisës, që është në finalizim nga Këshilli i Ekspertëve të LDK-së. Ky program qeverisës do të diskutohet me biznese, me rini, me bujq, me ekspertë shëndetësorë e arsimorë, me mjekë e arsimtarë, me komunitetin kulturor, me shoqërinë civile, me sindikata, me oda ekonomike, me profesionistë të fushave të ndryshme, e me qytetarë në të katër anët e Kosovës.

Ky Program Qeverisës, bashkë me një ekip të njerëzve kompetentë e atdhetarë, njerëz me duar të pastra, që janë të përkushtuar për Republikën e Kosovës si shtet i sovran, demokratik, në promovon fqinjësinë e mirë, i integruar në BE dhe NATO e në miqësi të përhershme me SHBA-të, që respektojnë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, do t’ju prezantohet qytetarëve të Kosovës për të kërkuar besimin sa më të madh të tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?