Asteroidi që mund të na shkatërronte sapo kaloi afër Tokës: Ku është NASA?

Nasa gjurmon asteroidët e mëdhenj që mund t’i japin fund jetës në tokë. Të voglit – që mund të bëjnë dëme domethënëse – janë të zorshme për t’u dalluar. Të enjten, një asteroid i quajtur 2019 OK, e që po fluturonte me 15 milja në sekond, ishte pazakonshëm shumë afër ta godiste Tokën, shkruan VOX, […]
Të enjten, një asteroid i quajtur 2019 OK, e që po fluturonte me 15 milja në sekond, ishte pazakonshëm shumë afër ta godiste Tokën, shkruan VOX, përkthen Periskopi. Asteroidi kaloi vetëm 43 mijë e 500 milja larg tokës – dhe kjo i binte më afër se hëna.
Nëse do të kishit dylbi ju do të mund ta shikonit 2019 OK në qiell.
NASA gjurmon asteroidët e mëdhenj që janë të zorshëm për t’u identifikuar dhe që mund të jenë në një trajektore kërcënuse ndaj tokës. Por 2019 OK ishte parë së pari disa ditë më herët, dhe definitvisht u identifikua si asteroid vetëm dje – disa orë pasi kishte kaluar prej nesh.
Si ia huqën? Astronomi Allan Duffy ka thënë se asteroidi mund të godiste tokën me 30 herë më shumë energji se sa bomba atomike në Hiroshima dhe që kishte fuqi për të zhdukur një qytet nga faqja e dheut./Periskopi












