Arrestohet krimineli famëkeq që e dhunoi, e vodhi dhe e filmoi vajzën e re në Veternik

Një person është arrestuar pasi para një muaji ka dhunuar seksualisht një vajzë, pastaj e ka fotografuar dhe i ka marrë edhe para. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Kjo ngjarje e rëndë thuhet se ka ndodhur me 27 qershor, kur vajza është rrëmbyer dhe me forcë është futur në […]
Një person është arrestuar pasi para një muaji ka dhunuar seksualisht një vajzë, pastaj e ka fotografuar dhe i ka marrë edhe para.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Kjo ngjarje e rëndë thuhet se ka ndodhur me 27 qershor, kur vajza është rrëmbyer dhe me forcë është futur në veturë për t’u dërguar pastaj në një motel në lagjen Veternik të Prishtinës, ku edhe është dhunuar seksualisht.
Viktima thuhet se është mbajtur në motel nga ora 10:00 deri në orën 15:00.
Bazuar në raportin e policisë, personi i dyshuar përveç dhunimit, i ka bërë fotografime dhe incizime të ndryshme viktimës, duke i vjedhur edhe dokumente personale dhe një shumë parash.












