Arrestohen më shumë se një mijë protestues që mbështesin opozitën në Rusi

Policia ruse ka arrestuar më shumë se një mijë protestues të cilët kanë dalë nëpër rrugët e Moskës për ta mbështetur opozitën në Rusi. Protestuesit janë duke kërkuar që edhe pjesëtarët e opozitës të konkurrojnë në zgjedhjet lokale, shkruan Reuters. Kjo për shkak se autoritetet ruse e kanë shpallur të kundërligjshëm kandidimin e opozitarëve në […]
Protestuesit janë duke kërkuar që edhe pjesëtarët e opozitës të konkurrojnë në zgjedhjet lokale, shkruan Reuters.
Kjo për shkak se autoritetet ruse e kanë shpallur të kundërligjshëm kandidimin e opozitarëve në zgjedhjet lokale dhe kjo gjë ka nxitur reagime në mbarë vendin.
Njohësit e zhvillimeve politikë në Rusi po e cilësojnë këtë protestë si më të madhen gjatë viteve të fundit.
Raportohet se gjatë protestës një grua dhe një burrë kanë marrë lëndime serioze në kokë si pasojë e sulmeve të policisë.












