Ambasadorët amerikanë në Kosovë e Serbi me mesazhe të njëjta: Dialogu s’mund të jetë më i vështirë se fluturimi në Hënë

Ambasadorët amerikanë në Kosovë e Serbi me mesazhe të njëjta: Dialogu s’mund të jetë më i vështirë se fluturimi në Hënë

Këtë javë bota është përgatitur për të shënuar 50 vjetorin e shkuarjes së parë të njeriut në hënë. Apollo 11 ishte fluturakja e NASA-s që ka dërguar astronautët Neil Armstrong, Michael Collins dhe Buzz Aldrin në satelitin natyror të Tokës më 20 korrik 1969. Ky sukses e bëri NASA-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës […]

Ky sukses e bëri NASA-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës lider botëror në shkencë dhe teknologji, në kohën kur po zhvillohej një garë e ashpër me ish-BRSS-në.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe e tërë bota po shënojnë këtë të arritur të madhe për tërë njerëzimin.

Ambasadori amerikan në Kosovë dhe ai në Serbi kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shënuar këtë datë.

Ata duke uruar për përvjetorin kërkojnë edhe njëherë që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë.

“Të eksplorosh gjithësinë është e arritur madhështore – dhe ende e papërfunduar. Njësoj sikur edhe të ndërtosh të ardhme në paqe në Tokë. Është koha që Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën të kthehen në tavolinën e negociatave”, ka shkruar në Twitter, ambasadori Kosnet.

Ndërsa, ambasadori Kyle Scott në Serbi, në gjuhën serbe, ka shkruar gjithashtu në Twitter: “Nëse mund të dërgojmë njeriun në Hënë, sigurisht që mund të gjejmë edhe rrugën për tu kthyer në tavolinën e bisedimeve”.

Si duket për ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe në Serbi prioritet mbetet dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë e jo zgjedhjet në këto vende. Përfaqësues të administratës amerikane e kanë thënë tërë kohën se këtë vit presin të arrihet marrëveshja e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Madje edhe vetë presidenti Trump ka ftuar presidentët Thaçi dhe Vuçiq që ta nënshkruajnë marrëveshjen në Washington.

Zhvillimet politike në Kosovë dhe Serbi kanë bërë që dialogu të ndalet, duke zemëruar SHBA-në.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?