Albin Kurti respekton Presidentin Thaçi, i kërkon shpalljen e zgjedhjeve derisa e quan PSD-në ‘partiçkë’

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, doli me një status të ri në Facebook ku për çudi e ka bërë një gabim të vogël drejtshkrimor duke e shkruar thërrasë në vend të thërras. Ai i ka bërë thirrje presidentit Thaçi që t’i thërras partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve. Ai përmend rastet kur […]
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, doli me një status të ri në Facebook ku për çudi e ka bërë një gabim të vogël drejtshkrimor duke e shkruar thërrasë në vend të thërras.
Ai i ka bërë thirrje presidentit Thaçi që t’i thërras partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve. Ai përmend rastet kur Kuvendi i Kosovës i është nënshtruar “një deformimi të dyfishtë” të vullnetit të qytetarëve pas zgjedhjeve të fundit, duke përmendur lëvizjen e AKR-së në koalicionin e PAN-it dhe largimin e deputetëve të partisë së tij në drejtim të PSD-së, të cilën e quan “partiçkë.”
Kurti ka përmendur edhe vullnetin e të gjitha subjekteve politike për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ai thotë se “çfarëdo që bën Presidenti e kjo nuk është për datë të zgjedhjeve të reja, vetëm sa e zvarrit procesin duke e dëmtuar shtetin e Kosovës dhe interesin e qytetarëve.”
Ajo që është paksa e habitshme në statusin e Kurtit është qasja institucionaliste dhe respektimi i institucionit të presidentit, duke e theksuar këtë të fundit në vazhdimësi me shkronjë të madhe.
Ky është statusi i plotë i tij i pretendentit për kryeministër të ardhshëm në Facebook:













