Albin Kurti përkujton luftëtarin e UÇK-së që kundërshtonte marrëveshjet politike

Albin Kurti përkujton luftëtarin e UÇK-së që kundërshtonte marrëveshjet politike

Albin Kurti në një status në Facebook ka përkujtuar komandantin e UÇK-së nga Tropoja, Tahir Sinanin. Ky i fundit kishte rënë heroikisht 18 vjet më parë, më 29 korrik të vitit 2001 në Malësinë e Gostivarit, ndërsa gjatë kohës së luftës në Kosovë e kishte ndihmuar UÇK-në me instruksione të Stërvitjeve dhe me komandimin e […]

Albin Kurti në një status në Facebook ka përkujtuar komandantin e UÇK-së nga Tropoja, Tahir Sinanin.

Ky i fundit kishte rënë heroikisht 18 vjet më parë, më 29 korrik të vitit 2001 në Malësinë e Gostivarit, ndërsa gjatë kohës së luftës në Kosovë e kishte ndihmuar UÇK-në me instruksione të Stërvitjeve dhe me komandimin e Njësisë Speciale “Arbëria”, shkruan Periskopi.

Kurti e përkujton Sinanin edhe si “mospranues i shumë marrëveshjeve politike” ndërkohë që pyet “Si do të mund t’i imagjinonim nga perspektiva e Tahir Sinanit krijimin e Gjykatës Speciale që gjykon UÇK-në, marrëveshjen për “Zajednicën” që bosnjëzon vendin, “Demarkacionin” që i fali territor Malit të Zi apo iniciativën për ndarje të Kosovës përmes shkëmbimit të territoreve?”

Ky është shkrimi i plotë i kryetarit të Vetëvendosjes në Facebook:

18 vite më parë, më 29 korrik të vitit 2001, në Malësinë e Gostivarit ra heroikisht komandanti nga Tropoja, pjesëmarrës i tri luftërave të çlirimtare, Tahir Sinani. Ai ishte ushtar i UÇK-së në luftën e Kosovës, i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, dhe i UÇPMB-së në Luginë.

Tahir Sinani ishte brumosur me atdhetarizëm, në familjen e bashkësinë ku jetoi, e më pas edhe gjatë shkollimit ushtarak e gjatë përvojës jetësore në Ushtrinë e Shqipërisë. Gjatë gjithë jetës ai mbajti pranë zemrës synimet e kahmotshme e të drejta për çlirim e bashkim të shqiptarëve.

Para luftës ai ishte i emëruar si instruktor i stërvitjeve në Divizionin Ushtarak të qytetit të Bajram Currit. E në vjeshtë të vitit 1998, kur thirri detyra e shenjtë, së bashku me ushtarakë e qytetarë të tjerë nga Shqipëria ata iu bashkuan fronteve të luftës në Kosovë. Më pas me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së atij iu dha detyra e instruktorit të Stërvitjeve dhe ajo e komandimit të Njësisë Speciale “Arbëria”.

Tahir Sinani ishte komandant i gjashtë brigadave të Zonës Operative të Pashtrikut dhe e ndihmoi operacionin “Shigjeta”. Po ashtu ai organizoi edhe një mori aksionesh të suksesshme të UÇK-së dhe minoi terrene të shumta duke i shkaktuar dëme të jashtëzakonshme forcave serbe.

Bindja dhe vendosmëria e tij e thellë për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare, po sikur vetë betimi i UÇK-së, bënë që ai menjeherë pas luftë në Kosovë t’i bashkohet edhe luftës në Luginë, më pas dhe në Maqedoni ku ra heroikisht, bashkë me disa ushtarë të tjerë në zonën e Gostivarit.

Tahiri përveç trimërisë dhe guximit të jashtëzakonshëm mbahet mend edhe për mospranimin e shumë marrëveshjeve politike, ndër to edhe asaj të Konçulit. Ai ishte i pathyeshëm në bindje dhe i pakthyeshëm në veprim. Ai është pikëprerja e saktë mes betimit dhe luftimit.

Luftëtarë si Tahir Sinani jo vetëm që janë spektri i frymëzimit për angazhimin e shumëkujt, por janë edhe indikatorë që shpalos para nesh errësirën e shumë marrëveshjeve të dëmshme politike, që janë e kundërta e vullnetit të popullit të Kosovës dhe luftës çlirimtare të tij. Si do të mund t’i imagjinonim nga perspektiva e Tahir Sinanit krijimin e Gjykatës Speciale që gjykon UÇK-në, marrëveshjen për “Zajednicën” që bosnjëzon vendin, “Demarkacionin” që i fali territor Malit të Zi apo inciativën për ndarje të Kosovës përmes shkëmbimit të territoreve?

Kjo sigurisht se nuk ishte lufta dhe përpjekja e Tahir Sinanit dhe e asnjë ushtari e dëshmori.

Lavdi veprës dhe luftës së dëshmorit të kombit,
Tahir Sinanit!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?