Akuza e kundër akuza mes ish-zyrtarit të AAK-së dhe shefit të deputetëve të partisë së Haradinajt

Ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, për shkarkimin e tij të mëhershëm ka drejtuar gishtin nga nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi. Ndërsa Isufi e ka mohuar një gjë të tillë. Salihaj dhe Isufi janë ballafaquar të enjtën në “Imazh” te RTK. “Me Rexhep Kadriun kanë përhapur fjalë nëpër Gjilan për shkarkimin tim. […]
Salihaj dhe Isufi janë ballafaquar të enjtën në “Imazh” te RTK.
“Me Rexhep Kadriun kanë përhapur fjalë nëpër Gjilan për shkarkimin tim. Ai e di si është e vërteta… Ai e ka vendosur në lajthitje Ramush Haradinajn”, ka thënë Salihaj.
Ndërsa Isufi e ka mohuar një gjë të tillë. “Unë gjithmonë e kam mbështetur Salihajn dhe nuk kam të bëjë me shkarkimin e tij, nuk e di pse i është fiksuar”, ka thënë Isufi.
Lidhur me mosakreditimin e disa universiteteve Ahmeti dhe Salihaj kanë pasur qëndrime të ndryshme. Derisa Salihaj ka thënë që politika nuk duhet të përfshihet në këtë fushë, Isufi ka mbështetur qëndrimin e Haradinaj, i cili siç dihet ka pasur kritika për vendimin e Komisionit.












