Aktakuzë ndaj tre të dyshuarve për vdekjen tragjike të dy punëtorëve të ‘Sharr Travel’

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Sh.S., M.M. dhe B.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm sipas Kodit Penal të Kosovës. Sipas aktakuzës, më datë  29.06.2019 pas mesnatës në Autostradën “ Ibrahim Rugova “ tek ura, në afërsi të […]

Sipas aktakuzës, më datë  29.06.2019 pas mesnatës në Autostradën “ Ibrahim Rugova “ tek ura, në afërsi të fshatit Sllapuzhan – Komuna e  Suharekës, të akuzuarit nga pakujdesia shkaktojnë rrezik të madh për jetën e njerëzve e që ka rezultuar me vdekjen e dy personave.

Të pandehurit, si vozitës dhe punëtorë të kompanisë “Sharr Travel”,  ndalin autobusët në vendin kritik, për të bërë shkëmbimin e telefonave mobilë dhe disa lista të udhëtarëve.

Fillimisht ndalet i pandehuri Sh.S., i cili ishte nisur nga Prishtina në drejtim të Shqipërisë, ndërsa i pandehuri B.B., ndalet nga ana e kundërt.

I pari  nga autobusi i të pandehurit Sh.S., del  i ndjeri G.G., për ta trupuar trasenë, ku bie poshtë. Në ndërkohë, vjen me autobus nga kahja e njëjtë i pandehuri M.M., ku nga autobusi del i ndjeri A.B., ku bie poshtë urës në hapësirën e pa mbuluar në mes të dy kaheve që ndajnë autostradën.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?