Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, furgoni godet punëtorët

Tre persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin e ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në kilometrin e pestë të Malishevës. Sipas policisë, në aksident janë përfshirë tri automjete “Është raportuar për një aksident trafiku, në kilometrin e 56’të afër Malishevës diku, janë të përfshira tri automjete dhe një rimorkio. Janë raportuar të lënduar tre […]
Tre persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin e ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në kilometrin e pestë të Malishevës.
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë tri automjete
“Është raportuar për një aksident trafiku, në kilometrin e 56’të afër Malishevës diku, janë të përfshira tri automjete dhe një rimorkio. Janë raportuar të lënduar tre persona, ku dy prej tyre kanë marrë lëndime me të rënda. Njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradave është në vendin e ngjarjes duke i kry procedurat e tjera si dhe për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti”, ka thënë Hoxha për Periskopin.
Në pamjet e siguruara, shihen punëtorët që janë goditur nga furgoni në lëvizje.












