Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut, 33 emigrantë në spital

Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut, 33 emigrantë në spital

33 emigrantë janë lënduar në një aksident i cili pasdite ndodhi në rrugën Demir Kapi – Prilep. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Përmendorja Përzhdeski, midis Demir Kapisë dhe Prilepit, kumtoi Prokuroria Publike. Sipas informacioneve të para, shoferi 24-vjeçar nga Velesi, i ka transportuar emigrantët në një furgon të markës “Mercedes” me targa të […]

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Përmendorja Përzhdeski, midis Demir Kapisë dhe Prilepit, kumtoi Prokuroria Publike.

Sipas informacioneve të para, shoferi 24-vjeçar nga Velesi, i ka transportuar emigrantët në një furgon të markës “Mercedes” me targa të Shkupit në pronë të një personi nga Haraçina.

Duke lëvizur në autostradën nga Gjevgjelia në drejtim të Shkupit, shoferi e ka vërejtur se po ndiqet prej nëpunësve të policisë.

Në tentim që të arratiset ai është transferuar në ulësen tjetër, e ka hapur derën dhe ka kërcyer në autostradë derisa automjeti ka qenë në lëvizje.

Me inercie furgoni ka vazhduar të lëvizë në 40 metrat e ardhshme, ndërsa më pas është rrokullisur dhe ka rënë në greminë me thellësi prej 14 metrash.

Në fatkeqësi lëndime kanë marrë të gjithë 33 emigrantët, në mesin e të cilëve edhe disa minorenë.

Të lënduarit, prej të cilëve një pjesë me lëndime mjaft të rënda, janë transferuar me ekipet mjekësore në institucionet shëndetësore më të afërta në Negotinë dhe Kavadar.

Shoferi, siç theksojnë në kumtesë, i cili pasi ka kërcyer prej automjetit ka rënë në greminë dhe ka marrë lëndime të rënda trupore dhe për shkak të seriozitetit të tyre është transferuar në klinikat e Shkupit.

Prokurori Publik dhe ekipi i MPB janë duke bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Kirurgu, Dano Kulev nga spitali i Kavadarit për MIA-n e konfirmoi se në spital janë sjellë nëntë persona.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?