AKR që s’pati kurrë vija të kuqe për askënd iu thotë partive tjera se ato janë të dala mode

AKR që s’pati kurrë vija të kuqe për askënd iu thotë partive tjera se ato janë të dala mode

Nënkryetar i Aleancës Kosova e Re, njëherësh ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, thotë se partia të cilit i takon është e gatshme për zgjedhje, kurdo që të mbahet ato. Matoshi ka treguar se kjo parti nuk ka vija të kuqe me asnjë parti tjetër. Vijat e kuqe i vlerëson si “të dala […]

Matoshi ka treguar se kjo parti nuk ka vija të kuqe me asnjë parti tjetër. Vijat e kuqe i vlerëson si “të dala mode”.

“Nuk mund të themi se kemi vija të kuqe, mundemi me pas përafrime ndoshta një harmoni më të mirë edhe programore edhe politike me subjekte të caktuara. Por mendoj që vijat e kuqe mendoj se janë çështje e dalë mode. Ne shohim shumë parti politike në Kosovë që i proklamojnë vijat e kuqe edhe në vazhdimësi kooperojnë bashkëpunojnë angazhohen subjekti për subjektin politik, bëjnë takime jashtë publikut, ndërsa për konsumin e jashtëm publik bëjnë vija të kuqe sa herë që kanë deklarime”, tha ai për EO.

Nënkryetari i AKR-së thotë se po planifikojnë që si parti të garojnë të vetëm në zgjedhje dhe të dalin para qytetarëve dhe ta marrin besimin e popullit, ndërsa për koalicione thotë se vendosin pas zgjedhjeve.

“Ne po përgatitemi po planifikojmë që të garojmë të vetëm në këto zgjedhje. Sidoqoftë zgjedhjet e kaluara kanë ndryshuar pak a shumë këtë mënyrën e garimit të subjekteve politike. Ne nuk mund ta përcaktojmë mënyrën se si do të zhvillohet i gjithë procesi zgjedhor nëse do të zhvillohet me koalicione ose nëse subjektet politike do të garojnë të vetme. Më ne rregull dhe më mirë do të ishte që secili subjekt të garojë i vetëm në këto zgjedhje të marr besimin e qytetarëve për aq sa i besojnë në këtë rast ta zëmë neve si AKR duke mos i ngatërruar koalicionet edhe që koalicionet e tjera të ndodhin pastaj pas procesit zgjedhor”, thotë ai.

Matoshi ka komentuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj, duke thënë se nuk i ka zënë të papërgatitur, pasi që ata edhe më parë janë deklaruar të gatshëm për zgjedhje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?