AKP i fton mërgimtarët të blejnë prona në procesin e privatizimit

AKP i fton mërgimtarët të blejnë prona në procesin e privatizimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit i uron mirëseardhje në vendlindjen e tyre bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit, me dëshirën që t’i kalojnë ditët sa më mire në familjet e tyre.  Kosova gjatë kësaj kohe të ardhjes së mërgatës tonë punëtore gjallëron e bëhet dinamike. Mërgata ka bërë shumë për atdheun e tyre në të gjitha periudhat. […]

Agjencia Kosovare e Privatizimit i uron mirëseardhje në vendlindjen e tyre bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit, me dëshirën që t’i kalojnë ditët sa më mire në familjet e tyre.

 Kosova gjatë kësaj kohe të ardhjes së mërgatës tonë punëtore gjallëron e bëhet dinamike. Mërgata ka bërë shumë për atdheun e tyre në të gjitha periudhat. Kontributi i tyre financiar e humanitar, është shumë i fuqishëm dhe falë këtyre investimeve, ndikohet në zhvillimin socio-ekonomik e kulturor të vendit tonë.

 Kosova, si shtet në ndërtim, ka nevojë akoma më shumë për investimet e mërgatës, për punën, përkushtimin dhe në veçanti përvojën e tyre. Mërgimtarët tanë kanë krijuar kompani të shumta shumëkombëshe të fushave të ndryshme dhe udhëheqin suksesshëm me to dhe kjo i jep shpresë Kosovës se kapitali i tyre, përvoja e tyre dhe përkushtimi që kanë për të investuar në vendlindje do të sjellë zhvillim ekonomik edhe më shumë, do të krijohen vende të reja pune për rininë tonë dhe do ta bënte Kosovën një ekonomi konkurruese me vendet e rajonit. Për më tepër, do ta bënte Kosovën vend atraktivë edhe për fëmijët e tyre dhe ardhmërinë e shtetit në përgjithësi!

Pikërisht në këtë kohë të vizitave të mërgimtarëve tanë, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka nxjerrë në shitje 137 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë. Këto prona/asete janë të përfshira në valën e fundit, Shitja e Aseteve me Likuidim nr.49, ndërkohë që AKP ka thjeshtësuar akoma më shumë procedurat e ofertimit me ndryshimet që u janë bërë Rregullave të Tenderit, duke mundësuar lehtësime për procesin e ofertimit.

 Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet në vijim duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 21 gusht 2019, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilën njësi. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Agjencia fton të gjithë të interesuarit, që të vizitojnë ueb faqen e AKP-së, apo të vizitojnë zyrat e AKP-së dhe të konkurrojnë për t’u bërë pronar të tokave, lokaleve e aseteve që janë në shitje. AKP iu garanton se gjithë procesi do të zhvillohet me transparencë të lartë, kurse pronat e blera do t’u dorëzohen blerësve të lira pa ndonjë shfrytëzues brenda tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?