Ahmeti: Zgjedhjet më së largu pas dy muajve

Ahmeti: Zgjedhjet më së largu pas dy muajve

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, në një lidhje telefonike me RTV Dukagjinin ka thënë se dorëheqja e Haradinajt ka qenë e befasishme për të dhe subjektin e tij politik. Ai thotë se dje ka pasur një takim me Ramush Haradinaj dhe nuk ka parë ndonjë indikacion te ky i fundit se do të dorëhiqej. Ahmeti […]

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, në një lidhje telefonike me RTV Dukagjinin ka thënë se dorëheqja e Haradinajt ka qenë e befasishme për të dhe subjektin e tij politik.

Ai thotë se dje ka pasur një takim me Ramush Haradinaj dhe nuk ka parë ndonjë indikacion te ky i fundit se do të dorëhiqej.

Ahmeti thotë se partia e tij është e përgatitur për zgjedhje të reja dhe se Kryesia e kësaj partia do të  takohet disa herë gjatë vikendit për të diskutuar për situatën e krijuar.

“Kushtetuta i ka dispozitat e veta. Nëse një kryeministër jep dorëheqje, presidenti duhet te filloj konsultimet me partitë politike dhe të kërkojë nga koalicioni fitues nëse ka ndonjë alternativë tjetër për të mbajtur qeverinë. E them këtë për të diskutuar afatet…Kjo i bjer që maksimumi dy muaj nga dita e sotme nëse nuk ka gatishmëri për ndonjë qeveri të re shkojmë në zgjedhje”, tha ai.

Ai thotë se nuk ka ndonjë gatishmëri për të vazhduar qeveria pasi LDK moti është deklaruar për zgjedhje dhe sipas tij edhe raportet NISMA-PDK nuk janë të mira për t’u vazhduar ky koalicion.

Kryetari i PSD-së ka thënë se do të mbaj diskutime me subjektet tjera politike për ndonjë koalicion të mundshëm. Ai thotë se takime ka pasur me LDK-në dhe NISMA-n.

“LDK i ka pritur zgjedhjet e veta të brendshme dhe nuk e kemi ditur me kë do të diskutojmë. Secili kandidat që mund të bëhet kryetar në LDK mund të ketë preferenca të ndryshme…Ne kemi thënë se vija e kuqe për ne është PDK-ja”.

“Synimi ynë kryesor është që të kalojmë pragun, por pretendojmë të mbajmë së paku këta deputetë që i kemi”.

Ai ka thënë se kushdo që vjen në qeveri do të ketë një punë mjaft të zorshme.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?