A shkojnë ateistët në Xhehnem? – Përgjigja e Imamit Gashi

Imami dhe studiuesi i fesë islame, Drilon Gashi është pyetur nga Adriatik Kelmendi nëse ateistët me patjetër do të shkojnë në Xhehnem – raporton Periskopi. Gashi ka thënë se jodomosdoshmërisht, pasi sipas tij edhe ateistët mund të jenë njerëz të mirë, që kanë bërë vepra të mira dhe që s’kanë bërë dëm. Sipas tij, ndoshta […]
Gashi ka thënë se jodomosdoshmërisht, pasi sipas tij edhe ateistët mund të jenë njerëz të mirë, që kanë bërë vepra të mira dhe që s’kanë bërë dëm.
Sipas tij, ndoshta qëndrimi i një ateisti varet nga ajo që ai ka studiuar dhe se vdekja e ka zënë atë me qëndrime të tilla.
“Kemi dy lloje të ateistëve. Ateistët të cilët nuk e lëndojnë askënd tjetër, janë të mëshirshëm, nuk bëjnë krime, janë të moralshëm, e kërkojnë të vërtetën mirëpo besimi i tyre ka shkuar në ateizëm. Nëse kanë qenë të sinqertë me vetën e tyre, me ndërgjegjen e tyre, Zoti i arsyeton në ditën e gjykimit. Nuk e dënon askënd pa e dërguar argumentin”, ka thënë ai.
Gashi tha në Rubikon të KTV’së se në këtë botë të gjithë njerëzit janë të barabartë.
Ai ka thënë se assesi nuk mund të thirren në Islam veprat makabre që janë kryer nga Shteti Islamik.
Imami Gashi sqaroi se në botën tjetër të gjithë do të japin përgjegjësi për veprat e tyre./PERISKOPI












