A do të ketë zgjedhje të reja apo PAN do ta mandatojë një kandidat për Kryeministër?

Njohësi i kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka për Periskopin ka folur rreth gjendjes momentale në të cilën gjendet Republika e Kosovës pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj-raporton Periskopi. Ai tha se zgjidhja më e mirë do të ishte që kjo Qeveri të bie dhe Presidneti i vendit, Hashim Thaçi të shpallte datën e zgjedhjeve të […]
Ai tha se zgjidhja më e mirë do të ishte që kjo Qeveri të bie dhe Presidneti i vendit, Hashim Thaçi të shpallte datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme ashtu siç edhe e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
“Është rregull e përgjithshme kështu në Republikat parlamentare që Qeveria bie pika e parë kur kryeministri jep dorëheqje, por ka mundësi të bëhet rikonstruktimi me marrëveshje me partitë e tjera, por zgjidhja më e mirë do të ishte të binte Qeveria dhe të ketë zgjedhje të përgjithshme fer”, tha Smaka për Periskopin.
Ai shtoi se edhe pse ekziston mundësia që në marrëveshje me partitë e tjera Qeveria mund të vazhdoj të funksionoj, më e mira do të ishte që të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme, kjo sepse sipas Smakajt Qeveria haradinaj ishte jo-efikase dhe shumë e kushtueshme për Kosovën. /Periskopi












