110 njerëzve iu merret patentë-shoferi në Gjakovë – Policia e Kosovës në aksion të frikshëm

110 njerëzve iu merret patentë-shoferi në Gjakovë – Policia e Kosovës në aksion të frikshëm

Drejtoria Rajonale Policisë në Gjakovë, respektivisht Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, njofton se gjatë ditëve të fundit kanë ndërmarrë masa të shtuara në trafikun rrugor, duke zbatuar plane operative dhe duke rritur aktivitet parandaluese në terren. Sipas njoftimit, në kuadër të aktiviteteve preventive të sezonit veror për parandalimin e aksidenteve, Policia e Kosovës nga Drejtoria […]

Drejtoria Rajonale Policisë në Gjakovë, respektivisht Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, njofton se gjatë ditëve të fundit kanë ndërmarrë masa të shtuara në trafikun rrugor, duke zbatuar plane operative dhe duke rritur aktivitet parandaluese në terren.

Sipas njoftimit, në kuadër të aktiviteteve preventive të sezonit veror për parandalimin e aksidenteve, Policia e Kosovës nga Drejtoria Rajonale në Gjakovë është duke implementuar plane të ndryshme operative e në veçanti Planin Operativ “Alkooli” dhe kundërvajtjet tjera të rrezikshme.

Policia thotë se ky plan operativ ka filluar nga data 05.07.2019 dhe do të implementohet në vazhdimësi gjatë sezonit veror dhe ka për qëllim sigurinë rrugore dhe parandalimin e kundërvajtjeve në Rajonin e Gjakovës.

“Zyrtarët policor të NJRKRR-DRP Gjakovë, kanë bërë matjen me alkool të 1908 drejtuesve të automjeteve dhe deri me tani kanë shqiptuar 110 gjoba për ngasje nën ndikimin e alkoolit dhe si masë mbrojtëse janë konfiskuar 110 patentë shoferë të cilëve njëkohësisht ju është ndaluar ngasja e automjeteve deri në nëntë muaj”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, përveç kundërvajtjes nën ndikimin e alkoolit, NJRKRR është marrë edhe me kundërvajtje të tjera të cilat janë rrezik permanent për shkaktimin e aksidenteve rrugore, ku deri me tani në planin e lartcekur operativ janë shqiptuar 344 gjoba dhe janë konfiskuar si masë mbrojtëse 25 patentë shofer nga kundërvajtësit e ndryshëm.

“Po ashtu NJRKRR-DRP Gjakovë po vazhdon edhe me aktivitete tjera parandaluese duke lansuar fushatën vetëdijësuese “Dhjetë rregullat e arta të sigurisë rrugore” dhe deri më tani kjo fushatë për vetëdijesim është lansuar me sukses në tri komunat e Rajonit të Gjakovës (Gjakovë, Malishevë dhe Rahovec) dhe vazhdon së implementuari edhe ditëve në vijim”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?