Zeka: Nuk votojmë ligje për qefin e askujt, po iu bëjnë lajka sportistëve për çështje votash

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, janë ngritur shumë debate për Ligjin për Sponzorizime për sport. Deputeti Milaim Zeka, i cili së fundmi ka formuar partinë e tij, Partia Euroatlantike e Kosovës, ka folur për këtë ligj, shkruan Periskopi. Sipas tij, me këtë ligj po iu bëhen lajka sportistëve për çështje votash, ‘’’Nuk […]
Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, janë ngritur shumë debate për Ligjin për Sponzorizime për sport.
Deputeti Milaim Zeka, i cili së fundmi ka formuar partinë e tij, Partia Euroatlantike e Kosovës, ka folur për këtë ligj, shkruan Periskopi.
Sipas tij, me këtë ligj po iu bëhen lajka sportistëve për çështje votash, ‘’’Nuk votojmë ligje për qefin e askujt. Krejt këto janë për të iu bërë lajka sportistëve, kjo tregon se s’kemi shtet’’, tha Zeka.
Tutje thotë se sikur të ishin në fokus kryesor sportistët, atëherë nga shteti do të formohej një buxhet.
‘’Nuk mundemi me shku përpara me amandamente qysh i teket çdo deputeti këtu. Me qënë ne që ia kajmë hallin sportistëve u formojmë buxhet sportistëve’’, tha Zeka.












