Zbulohet dokumenti që kërkohet nga serbët të mos blejnë ushqime nga shqiptarët (Dokument)

Zbulohet dokumenti që kërkohet nga serbët të mos blejnë ushqime nga shqiptarët (Dokument)

Tashmë që plani i Serbisë për një “katastrofë humanitare” në veri të Kosovës u zbulua, për të cilin KosovaPress-i kishte raportuar ditë më parë, nëpër dyqanet e veriut të Mitrovicës vërehet mungesë e shumë artikujve me prejardhje nga Serbia. Mungon qumështi dhe pothuajse të gjitha produktet e tij, e deri tek llojet e ndryshme të […]

Mungon qumështi dhe pothuajse të gjitha produktet e tij, e deri tek llojet e ndryshme të detergjenteve të Serbisë.

KosovaPress mëson se nga dita e enjte në veri do të mbyllen dyqanet ushqimore, vetëm me qëllim që në prag të festës së Vidovdanit, më 28 qershor, kur shumë qytetarë nga Serbia vijnë në veri dhe Gazimestan, të pasqyrohet “gjendje e rëndë humanitare” e serbëve të veriut.

Se situata dhe gjithçka tjetër po sajohet, dëshmon edhe një dokument që po qarkullon në komunat veriore nga dita e martë, ku bëhet apel tek qytetarët që përkundër mungesave të artikujve, për asnjë çmim të mos blejnë mallra nga jugu dhe nga shqiptarët.

Dokumentin që e ka siguruar KP është i shkruar në alfabetin cirilik dhe mban firmën e të ashtuquajturës “Shoqata e Afaristëve të Kosovës dhe Metohisë”.

Burime të KosovaPressit bëjnë të ditur se pjesëtarë të organizatës “Civilna zastita” do të qëndrojnë këto ditë afër urave të Ibrit për të vëzhguar nga afër situatën nëse dikush nga qytetarët serbë po sjellë mallra nga jugu në veri të Mitrovicës dhe më gjerë.

Ja dokumenti i plotë i cili bën thirrje për të mos blerë kurrsesi nga shqiptarët.

Përkthimi i tekstit të dokumentit

Të nderuar,

Duke marrë parasysh situatën më të re të krijuar në veri të Kosovës që në vete përmban vështirësi të shumta me të cilat shpesh po përballen afaristët të cilët janë ekspozuar presioneve të përditshme, arrestimeve, konfiskimit të kamionëve dhe mallrave, ju ftojmë në bashkim e unitet.

Në shenjë proteste për taksat që po aplikohen dhe në pamundësi të importimit të mallrave serbe në territorin e Kosovës, ftojmë të gjithë afaristët që për asnjë çmim të mos marrin mallra nga pjesa jugore e krahinës (nga shqiptarët) dhe në këtë mënyrë të dëshmojmë bashkimin dhe unitetin tonë me përshëndetjen “se nga këtu nuk ka kthim prapa”.

Me respekt, Shoqata e afaristëve të Kosovës dhe Metohisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?