Vuçiq: Serbët në veri kanë mbetur pa ushqim e Prishtina po thotë se do ta luftojë kontrabandën që vetë e kanë krijuar

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se serbët e Kosovës do ta kenë ndihmën e Beogradit dhe se ‘nuk presin asgjë nga komuniteti ndërkombëtar që të përballojnë vështirësitë nëpër të cilat po kalojnë populli serb në Kosovë’. “Ne jemi vazhdimisht në një situatë ku jemi gjithnjë fajtor, vetëm për shkak se nuk e njohim pavarësinë […]
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se serbët e Kosovës do ta kenë ndihmën e Beogradit dhe se ‘nuk presin asgjë nga komuniteti ndërkombëtar që të përballojnë vështirësitë nëpër të cilat po kalojnë populli serb në Kosovë’.
“Ne jemi vazhdimisht në një situatë ku jemi gjithnjë fajtor, vetëm për shkak se nuk e njohim pavarësinë e Kosovës’, ka thënë Vuçiq, shkruan B92, përcjell Periskopi.
Vuçiq ka thënë se ‘Serbia nuk do të vazhdojë vetëm të vajtojë gjendjen e popullit të saj në Kosovë por do të shohë se si do të ndihmojë në këtë situatë të komplikuar’.
“Haradinaj tha se ata do t’i ndihmojnë njerëzit në veri me ushqime por do ta luftojnë kontrabandën dhe trafikun e drogës. Armë dhe drogë…epo besoj se ata vetë kanë investuar në to dhe tashmë njerëzit kanë mbetur pa ushqim’, ka thënë Vuçiq.
“Do të bëjmë çka mundemi. Nuk mund t’u them tani se çka do të bëjmë në detaje por njerëzit tonë në Kosovë, do ta kenë përkrahjen tonë”, ka thënë Vuçiq./Periskopi/












