Vuçiq paralajmëron kundërmasa ndaj Kosovës

Vuçiq paralajmëron kundërmasa ndaj Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar kundërmasa ndaj Kosovës. Pas dështimit të Samitit të Parisit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar kundërmasa ndaj Kosovës. Këto kundërmasa do të jenë si kundërpërgjigje ndaj taksës prej 100 për qind që qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj produkteve me origjinë serbe dhe boshnjake qysh në muajin nëntor […]

Pas dështimit të Samitit të Parisit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar kundërmasa ndaj Kosovës.

Këto kundërmasa do të jenë si kundërpërgjigje ndaj taksës prej 100 për qind që qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj produkteve me origjinë serbe dhe boshnjake qysh në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Siç raportojnë mediet serbe, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kundërmasat ndaj Kosovës do të merren pas festës së Vidovdanit.

I pyetur nëse është hequr dorë nga vendosja e paralajmëruar e kundërmasave ndaj Kosovës, Vuçiq tha se lidhur me këtë çështje do të bisedojë me serbët nga Kosova dhe se vetëm pas ditës së Vidovdanit, kur serbët kremtojnë betejën e humbur të Kosovës, do të dihet se në cilën mënyrë do të ndërmerren masat.

Siç tha ai, çështja e kundërmasave është serioze dhe se nuk bëhet fjalë për kërcënime të përditshme.

“Do të doja që mos ta bëjmë këtë, por nëse jemi të detyruar dhe nëse nuk ka progres, do të flasim me edhe me partnerët ndërkombëtarë dhe do të duhet ta bëjmë atë”, citohet të ketë thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Ai përsëriti se situata është e komplikuar dhe e vështirë për Serbinë.

“Kur të flasim përsëri me përfaqësuesit e popullit tonë, menjëherë pas Vidovdanit, do të shohim se si do të veprojmë dhe çfarë masa do të marrim”, theksoi Vuçiq.

Kujtojmë se për shkak të vendosjes së taksës në nëntor të vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës, pala serbe ka bllokuar dialogun dhe për vazhdimin e tij, kërkon heqjen e taksës.

Në anën tjetër, është Qeveria e Kosovës që po këmbëngul në mbajtjen e taksës dhe se kryeministri Ramush Haradinaj, po kërkon që dialogu me Serbinë të vazhdojë pa kushte dhe përmes një marrëveshjeje e cila garanton njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?