Vuçiq i dërgon mesazh urimi Kroacisë për ditën e shtetësisë, kështu i përgjigjet Kolinda Grabar Kitarovic

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i ka dërguar një mesazh urimi për Ditën e Pavarësisë, presidents kroate, Kolinda Grabar – Kitaroviç. Vuçiq në mesazhin e tij shkruan ‘dëshirën për bashkëpunim mes të dyja vendeve si dhe intensifikimit e dialogut për të diskutuar çështje në interes të të dyja shteteve’, shkruan B92, përçjell Periskopi. “Ju lutem pranoni […]
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i ka dërguar një mesazh urimi për Ditën e Pavarësisë, presidents kroate, Kolinda Grabar – Kitaroviç.
Vuçiq në mesazhin e tij shkruan ‘dëshirën për bashkëpunim mes të dyja vendeve si dhe intensifikimit e dialogut për të diskutuar çështje në interes të të dyja shteteve’, shkruan B92, përçjell Periskopi.
“Ju lutem pranoni urimet e mia për ditën e pavarësisë së Republikës së Kroacisë, ku përmes këtij mesazhi, shpreh dëshirën për bashkëpunim në të mirë të qytetarëve të të dyja shteteve”, thuhet mes tjerash në mesazhin e Vuçiq dërguar Kitaroviçit, mesazh të çilin, presidentja kroate e ka bërë vetë me dije se i ka arritur nga presidenti serb.
Në këtë mënyrë, Kitaroviç vendos theksin te mesazhi i Vuçiqit ‘për intensifikim të dialogut për të bashkëpunuar për temat në interes të qytetarëve të të dyja vendeve’./Periskopi/












