Vuçiq dhe Erdogan flasin në telefon: Kështu do të punojmë për zhvillimin ekonomik të Serbisë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka telefonuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të cilit ia ka shprehur ‘kënaqësinë e vazhdimit të bashkëpunimit mes të dyja vendeve në aspektin politik dhe ekonomik”. “Në këtë mënyrë, ata kanë biseduar për vendimet e rëndësishme që do marrë Këshilli i Lartë për Bashkëpunim mes të dyja vendeve si dhe […]
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka telefonuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të cilit ia ka shprehur ‘kënaqësinë e vazhdimit të bashkëpunimit mes të dyja vendeve në aspektin politik dhe ekonomik”.
“Në këtë mënyrë, ata kanë biseduar për vendimet e rëndësishme që do marrë Këshilli i Lartë për Bashkëpunim mes të dyja vendeve si dhe kanë biseduar për temat që do të ngriten në këtë Këshill, gjatë vizitës që presidenti turk do ta zhvillojë në Serbi”, thuhet në deklaratën e Presidencës serbe, që e transmetojnë mediat e Beogradit, pëcjell Periskopi.
“Presidenti Erdogan ka shprehur admirimin e tij për presidentin Vuçiq lidhur me veprimet që po ndërmerr ai për hapat e paqes dhe stabilitetit në rajon”, thuhet tutje në njoftim./Periskopi/












