Veliaj për vendimin e Kolegjit Zgjedhor: Ditë me bereqet për demokracinë

“Një ditë me bereqet për drejtësinë dhe demokracinë” e ka quajtur të hënën kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duke ju referuar vendimit të Kolegjit Zgjedhor i cili vendosi që zgjedhjet do të mbahen më 29 qershor. “Një ditë me bereqet për drejtësinë dhe për demokracinë në Shqipëri. 5 me 0. Gjyqtarë të emëruar nga Saliu, […]

“Një ditë me bereqet për drejtësinë dhe për demokracinë në Shqipëri. 5 me 0. Gjyqtarë të emëruar nga Saliu, gjyqtarë të emëruar nga Ilir Meta, jo gjyqtarët e reformës së re në drejtësi. Ata s’i kemi parë akoma, por edhe gjyqtarët e emëruar nga ata vetë arrijnë të kuptojnë se nuk mundet demokracia të jetë një sport që ndryshon sipas oreksit të presidentit”, tha kandidati socialist Erion Veliaj.

Nga njësia 9 ku ai vijoi fushatën e Veliaj theksoi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor konfirmoi se çdo gjë ka një afat, ashtu si edhe zgjedhjet që duhet të bëhen një herë në katër vite.

“Çdo gjë në këtë botë ka afat. Çdo gjë në këtë botë ka një vakt, çdo gjë në këtë botë ka një datë, ka një orë. Mikut tim, rivalit tonë të respektuar pas 9 muajsh duhet të vinte djali. Dikush që ka vënë gjellën në zjarr, byrekun në tavë, në furrë, pas një moment të caktuar duhet të dalë nga furra, kush po zë kos, duhet ta hapë se ndryshe prishet. Kush kishte provimet sot të maturës duhej të paraqitej në provime se ndryshe nuk kalon dot maturën, nuk shkon në universitet, kush punon nëpër fusha, nëpër ara duhet të korrë produktin se ndryshe kalbet. Askush prej nesh nuk mund të thotë: Ou, nuk jemi gati”, tha Veliaj./Ora News/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?