Valdete Daka dhe KQZ shkelën ligjin për t’ia shtyrë zgjedhjet e brendshme LDK’së (Dok)

Valdete Daka dhe KQZ shkelën ligjin për t’ia shtyrë zgjedhjet e brendshme LDK’së (Dok)

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shkelur afatin ligjor për mbajtjen e Kuvendit të brendshëm zgjedhor, i cili ishte paraparë të përfundonte deri më datën 31 maj të këtij viti. Kjo parti kishte kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ia shtynte Kuvendin e Përgjithshëm të LDK’së, ku pritet të votohet Shefi i ri i Partisë. […]

Periskopi tash e tre ditë ka provuar të marrë një sqarim nga kryesuesja e KQZ’së, Valdete Daka rreth këtij vendimi, por ajo ka qenë e paqasshme, njëjtë sikurse edhe zyra e Informimit e këtij institucioni.

Megjithatë, pa dhënë ndonjë arsyetim ligjor, Daka para disa ditësh kishte  konfirmuar aprovimin e kërkesës së LDK’së për të shtyer Kuvendin.

“LDK e ka bërë kërkesën dhe i është aprovuar shtyrja e zgjedhjeve të brendshme”, kishte thënë Daka.

Rregullorja Nr 01/2013 për Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike, përkatësisht neni 6.1 dhe neni 15, specifikojnë se një partie politike duhet t’i pezullohet regjistrimi nëse s’ka mbajtur zgjedhjet e brendshme brenda 4 viteve dhe të urdhërohet mbajtja e Kuvendit.

KQZ në fillim të vitit të kaluar pezulloi nga regjistri i partive politike Partinë Republikane të Kosovës(PRK) dhe Partinë Liberale të Kosovës (PLK).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ishte i mëshirshëm edhe ndaj partive me më pak nam, PRK’së dhe PLK’së. Më datën 2 mars të vitit 2018 kishte pezulluar  Partinë Republikane të Kosovës për shkak se nuk kishte  mbajtur kuvendin zgjedhor brenda 48 muajve sipa afatit ligjor. Ndërsa masë  e njëjë u mor edhe ndaj Partisë Liberale të Kosovës, pasi kjo e fundit nuk i dorëzoi të dhënat e ndryshuara vjetore në afatin e caktuar kohor.

Baraliu: KQZ nuk duhet të përdorë standarde të dyfishta dhe t’ia miratojë kërkesat partive me fuqi më të madhe politike.

Ish-kryesuesi i KQZ’së, Mazllum Baraliu ka thënë për Periskopin se detyrë e këtij institucioni është përmbarimi, performanca  dhe zbatimi i plotë i dispozitave ligjore në Kushtetutë. Sipas tij, KQZ nuk duhet të përdorë standarde e afishe të ndryshme, por t’i trajtojë të gjitha subjektet politike njësoj.

‘’’Në qoftë se përdor kritere, arshime të dyfishta për një subjekt politik dhe një subjekt tjetër, është çështje që do të duhej të diskutohej dhe të analizohej në vetë KQZ dhe në subjektet politike dhe në Kuvend, prej nga delegohen anëtarët nga spektret politike përfaqësuese në KQZ’’, ka thënë Baraliu.

Tutje ai tregon e si duhet vepruar KQZ  përderisa ka marrë një vendim të tillë ndaj LDK’së.

‘’Të përmirësojnë performancat e tyre në kuptimin cilësor të zbatimligjit dhe të dërgojnë atje njerëz dhe anëtarë të cilët votojnë, sikurse rasti i tanishëm me LDK’në që të pezullohet aktiviteti i një subjekti politik për shkak të sjelles ose jo, dhe të mos kenë qëndrime diferente, kritere dhe arshime të ndryshme për një parti, e për një tjetër ndryshe. Nuk e amniston nga përgjegjësia as KQZ’së e as një subjekt tjetër që është institucion i shtetit që të veprojë në arshime të ndryshme, pa marrë parasysh fuqinë politike të një subjekti politik, në këtë rast të LDK’së, në qoftë se eventualisht nuk ka pasëur bazë për shtyerje të afatit të Kuvendit zgjedhor’’.

Baraliu mendon se KQZ vitet e fundit ka humbur kredibilitetin, duke qenë se për një kohë ishte edhe pa mandat.

‘’Edhe vetë si e tillë ka qenë e paralizuar nga faktorë të jashtëm, pa mandate, jashtë mundësisë për të marrë vendime ligjore dhe kushtetuese. Kjo është një sinjal që do të duhej që me përgjegjësinë e plotë dhe maksimale ligjore, të merren vendimet në mënyrë parimore, për të gjithë njëjtë dhe jot ë ketë anime të ndryshme për subjekte të caktuara. Por edhe për ckado që të trajtohet, të jetë neutral dhe jo e njëanshme dhe të shiqojë fuqinë politike të dikujt dhe t’ia miratojë ndonjë kërkesë që edhe mund të jetë diskutabile, ndërkohë që në raste tjera ku fuqia politike e subjektit politik që është në minorancë në aspektin e ndikimit politik të anëtarësisë dhe fuqisë politike, të veprojë ndryshe’’, thekson ish-kryesuesi Baraliu.

LDK: Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja të përgjithshme në çdo moment.

Lidhja Demokratike e Kosovës në një përgjigje për Periskopin nuk ka dashur të japë detaje rreth kërkesës së tyre dhe shkeljeve që mund të jenë bërë duke tejkaluar afatin e mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme. Kjo parti beson se e kanë rrugën e hapur drejt zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

‘’LDK është në fund të procesit zgjedhor ndërsa sa i përket paqartësive tuaja rreth pyetjeve ligjore, ju lutem të i drejtoheni KQZ-së.LDK është e gatshme për zgjedhje të reja të përgjithshme çdo moment’’, thuhet në përgjigjen e LDK’së.

Sidoqoftë as LDK s’ e as ndonjë parti tjetër s’mund të certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhje nëse s’i përfundojnë së pari zgjedhjet partiake me kohë.

Sivjet zgjedhjet në LDK kanë nisur më 8 mars. Janë paraparë të përfundojnë në fund të verës, megjithëse, ka pasur paralajmërime se mund të shtyhen edhe deri në vjeshtë, kur edhe pritet të ketë mocion për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Nushi:  KQZ nuk është organ i cili ndëshkon, mbyll dhe çregjistron subjekte politike për çështje teknike dhe sipas pritjeve të subjekteve tjera politike.

Anëtari i KQZ’së nga radhët e LDK’së, Florian Dushi në një deklaratë për Periskopin nuk ka specifikuar shkeljet që mund të jenë bërë në këtë rast. Ai thotë se KQZ, mirëkuptim për shtyrje afati kishte shprehur edhe ndaj partive tjera.

‘’Përkundër dëshirës së subjekteve tjera politike, Kosova është vend demokratik në të cilin rivalët politik duhet të munden me votë e jo duke pritur nga organet e caktuara që të mbyllin, ndëshkojnë apo çregjistrojnë parti të caktuara politike. Partitë për të cilat po flisni ju, të cilat janë çregjistruar nga KQZ, janë parti që nuk kanë përmbyllur e as filluar kurrë procesin e brendshëm zgjedhor, prandaj referenca, përkatësisht krahasimi i juaj është i gabuar’’, ka thënë Dushi.

Periskopi ka mësuar se kryesuesja Valdete Daka e kishte vënë në agjendë kërkesën e LDK’së veç 10 minuta para nisjes së mbledhjes së datës 27 maj 2019. Shtyrja e zgjedhjeve të brendshme të këtij subjekti politik ishte aprovuar nga gjithë anëtarët.

Isa Mustafa dhe gjithë zyrtarët e LDK’së që kanë pozita udhëheqëse në parti janë duke shkelur nenin 51 të Statutit të Partisë prej 31 majit të këtij viti.

Kjo për shkak se po vazhdojnë t’i mbajnë pozitat partiake përtej mandatit 4 vjeçar siç përcakton “Kushtetuta” e LDK’së.

Pika e 51.1 e Statutit të LDK’së shkruan se “Mandati i anëtarëve të organeve të zgjedhura të LDK-së është 4 (katër) vjet”.

Kujtojmë që zgjedhjet e brendshme të LDK’së sivjet po manifestohen me problem të mëdha. Që nga nisja e Kuvendit më 8 mars, gati çdo javë ka pasur rrahje nëpër degë të ndryshme nëpër Kosovë./PERISKOPI/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?