Ushtrisë së Kosovës i bashkohen 10 kadetë të rinj

Ushtrisë së Kosovës i bashkohen 10 kadetë të rinj

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, më Ferizaj është organizuar ceremonia e diplomimit të kadetëve të rinj FSK- së. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili ka uruar diplomimin e tyre, për çka tha se kjo është gjenerata e parë e kadetëve, qe diplomojnë pas votimit në Kuvend, […]

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, më Ferizaj është organizuar ceremonia e diplomimit të kadetëve të rinj FSK- së.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili ka uruar diplomimin e tyre, për çka tha se kjo është gjenerata e parë e kadetëve, qe diplomojnë pas votimit në Kuvend, për transformimin e FSK-së në ushtri.

“Ju jeni gjenerata e parë e kadetëve që diplomoni pas votimit në Kuvend, si ushtri  e Kosovës, ju jeni vet historia. Ju falënderoj për shërbimin e deritashëm. Kosova si vend vjen prej sfidave prej tragjedive, ende është e sfiduar, por nuk bën garë me të keqën. Ne e dijmë nga vijmë dhe e dijmë nga shkojmë”, tha ai.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se FSK është krenare me djemtë dhe vajzat që ka.

” Ashtu siç e theksoj edhe kryeministri ju jeni gjenerata e parë e oficerëve që do i bashkoheni FSK-së. Unë e them çdoherë që FSK  është krenare me vajzat dhe djemtë tanë, oficerë dhe ushtarë. Do të përcjell karrierën tonë, do të jem në pension, por sot jam bindur se nga ju do të dalin gjeneralë të ushtrisë. Po ju drejtohem si një ish ushtarak, sot jam ministër, por një herë ushtar, gjithnjë  ushtar. Ju jeni pjesë e një force profesionale, kredibile që jemi duke e formuar”, tha Berisha.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka pasur  një porosi për kadetët e diplomuar.

“Ssot jemi për të përgëzuar gjenerata të reja që po i bashkohen.Ju siguroj që ju keni bërë gjënë fisnike duke u përgatitur për katër vjet, për t’i shërbyer popullit. Kur filluam para 12 viteve me përgatitjen e kadetëve, ishim skeptik në atë që mund të bëjmë. Jo rastësisht FSK është institucioni më i besueshëm në Kosovë, kemi krijuar identitet dhe imazh. Qëllimi i kësaj qendre është zhvillimi i gjeneratave të reja. Ju do të vazhdoheni të trajnoheni, porosia ime është që në asnjë formë të mos bëni kompromis me atdheun”, tha Rama.

Mes tjerash është lexuar edhe urdhri për gradim për gjeneratën 2019, për dy kadete femra, dhe tetë kadetë meshkuj.

Kadetët e diplomuar janë: Ardit Gashi, Denis Bitri,Ylli Abazi, Valdrin Ismajli, Ardit Deliu, Dritëro Bajrami, Samet Kadria, Endrit Hati, Jeta Berisha dhe Ilirianë Bunjaku. Të njëjtit në fund kanë bërë betimin para komandantit të qendrës. Dritëro Bajramit dhe Naim Smakolli, u janë ndarë mirënjohje për merita të veçanta

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?