Thaçi e dekoron me Medalje Presidenciale të Meritave rapsodin Imer Gashi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave kultivuesin e kamotshëm të muzikës folklorike dhe ruajtësin e vlerave dhe traditave tona kombëtare Imer Gashin. “Imeri është djali i Sefë Mleqanit dhe së bashku me vëllezërit e tij, njërin prej tyre Hero të Kosovës, me këngë dhe pushkë frymëzuan gjenerata të tëra për […]
“Imeri është djali i Sefë Mleqanit dhe së bashku me vëllezërit e tij, njërin prej tyre Hero të Kosovës, me këngë dhe pushkë frymëzuan gjenerata të tëra për t’i dalë në mbrojtje atdheut”, shkroi Thaçi.
Sipas tij, familja e Sefë Mleqanit ishte vatër e atdhetarizmit edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.












