Sulm te ambasada franceze në Tunizi: E hedh veten në ajër, i lëndon të paktën pesë njerëz

Të paktën pesë njerëz janë plagosur pasi një vetëvrasës me bombë e hodhi veten në ajër afër ambasadës së Francës në Tunizi. Sulmi e kishte për shënjestër një veturë policore afër qytetit të vjetër në Tunis, pak para orës 11 të mëngjesit derisa një eksplodim i dytë u dëgjua në parkingun e agjencisë qeveritare për […]
Të paktën pesë njerëz janë plagosur pasi një vetëvrasës me bombë e hodhi veten në ajër afër ambasadës së Francës në Tunizi.
Sulmi e kishte për shënjestër një veturë policore afër qytetit të vjetër në Tunis, pak para orës 11 të mëngjesit derisa një eksplodim i dytë u dëgjua në parkingun e agjencisë qeveritare për anti-terrorizëm.

Pjesët e trupit u panë duke u shpërndarë në rrugë ndërsa u lënduan dy zyrtarë policorë dhe tre civilë të tjerë.
Nuk u bë e ditur menjëherë se kush qëndronte prapa këtij sulmi, por Tunisia së fundi ka përjetuar disa sulme terroriste me radhë.
Papunësia e lartë është një ndër shkaqet kryesore të trazirave shoqërore. /Periskopi












