Sqaron kryeprokurori: Ishte keqkuptim, zhytësi Ismail Kasumi s’është i dyshuar për rrahje të gruas

Sqaron kryeprokurori: Ishte keqkuptim, zhytësi Ismail Kasumi s’është i dyshuar për rrahje të gruas

Prokuroria  Themelore e Prishtinës e ka demantuar informacionin e lëshuar se zhytësi i njohur Ismail Kasumi është përfshirë në një rrahje. Mëngjesin e sotëm, u.d i kryeprokurorit Kujtim Munishi dhe prokurori kujdestar i cituar me leje të tij, Ali Ajdini, kanë lëshuar një informacion të pasaktë për zhytësin e njohur kosovar Ismail Kasumi. Pas daljes […]

Mëngjesin e sotëm, u.d i kryeprokurorit Kujtim Munishi dhe prokurori kujdestar i cituar me leje të tij, Ali Ajdini, kanë lëshuar një informacion të pasaktë për zhytësin e njohur kosovar Ismail Kasumi.

Pas daljes së këtij informacioni kryeprokurori Munishi ka kontaktuar Express, ku sqaron se në rrahje është përfshirë një person që ka emrin dhe mbiemrin e njëjtë me të zhytësit.

Munishi thekson se kjo situatë është keqkuptuar dhe është e paqëllimshme.

Prokuroria ka gjetur se bëhet fjalë për një person tjetër (që ka emrin e mbiemrin e njëjtë me të zhytësit) por  jo për zhytësin e vërtetë, Ismail Kasumin.

Kryeprokurori thotë se nuk ka pasur dijeni për rastin dhe se prokurori kujdestar është marrë me këtë rast.

“Unë nuk ia përmend atij (prokurorit) zhytësin . Unë ia përmenda me emër dhe mbiemër. Ai ishte një person i tretë krejt. Unë absolutisht e dija njëjtë sikur ti. Se unë me emër dhe mbiemër. Edhe prokurori ma konfirmoi me emër e mbiemër…Unë duke mos e ditë situatën se prokurori kujdestar është marrë me atë.

Kryeprokurori Munishi edhe njëherë thekson se gjithçka ka qenë e paqëllimshme.

“Unë e pyeta me emër dhe mbiemër. Ai më tha po e kemi pranu. Nuk na ka ndodhë as neve. Po është bërë një keqkuptim. Ka qenë pa asnjë qëllim”, tha Munishi.

Ndërkohë, zhytësi Ismail Kasumi është shprehur se nuk dëshiron që të diskutojë lidhur me këtë informacion të pasaktë dhe se me lëndën tashmë do të merret gjykata.

“Nuk kam se çka te them. Do të merret Gjykata”, ka thënë Kasumi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?