Smaka: Ekipi Negociator me Ahmetin e Limajn ishte jokushtetues që nga fillimi

Smaka: Ekipi Negociator me Ahmetin e Limajn ishte jokushtetues që nga fillimi

Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot e ka shpallur të jashtëligjshëm Ekipin Negociator në dialogun me Serbinë, i udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj. Janë LDK dhe Vetëvendosje që kishin dërguar këtë çështje tek organi më i lartë juridik në vend. Sipas Gjykatës, ky ekip nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk është i […]

Smaka  për Periskopin thotë se që nga fillimi ka qenë e ditur se Ekipi Negociator i votuar në Kuvend ishte i jashtëligjshëm, meqë sipas Kushtetuës, presidenti e pastaj kryeministri janë për të marrë vendime në këtë aspekt.

‘’Kur ka qenë themelua ky ekip negociator, unë kam parë portunitet për të thënë se nuk ka mbështejte ne Kushtetutë. Ja pse. Sipas Kushtetutës në fuqi, presidenti i vendit është shefi i shtetit, presidenti  i vendit i politikave të jashtme. 2. Qeveria propozon politika dhe ekzekuton, që do të thotë se para se të miratohennuk mund të udhëheqë politika. Thjesht i zbaton dhe sa i përket politikave të jashtme, kryeministri konsultohet me presidentin. Që do të thotë së në radhë të parë vije presidenti e pastaj kryeministri në ato rrethana kur kosultohet dhe merren vendime të tjera. Grupi Negociator nuk ka mbështetje Kushtetuese. Atë e ka formuar Kuvendi i Kosovës, mirëpo nuk ka arsyetim kushtetues për politika të jashtme dhe aty vetëm harxhimi i parasë publike, pa mëshirshëm dhe pa menduar fare sepse këta udhëheqësit, këshilltarët të cilët nuk janë meritorë sepse po të ishin ashtu, nuk do të kishin bërë gabim të tillë’’, ka thënë Smaka për Periskopin.

Smaka ka thënë se formimi i i ekipit ka qenë i ngutshëm dhe se tani më është inekzistent.

‘’ Kjo është si pasojë e politikave të gutshme që bien nën influencën e komentimeve të ndryshme e kështu me radhë. Nëse themi se nuk e kanë ditë, del se nuk e kanë ditë. E nëse themi që e kanë ditë e skanë dashtë, prap del asisoji. Si  e para si e dyta, keq. Kur ska mbështetje, ai ekip nuk është ekzistent dhe duhet të veprohet sipas Kushtetutës. Ato janë negociata dhe ato pasi përfundojnë, ato i jepen Kuvendit për ta miratuar’’.

Ndërsa Smakaj, takimin e njerëzve të Haradinajt me Marko Gjuriqin në Berlin e sheh pa ndonjë efekt politik apo juridik.

‘’Takimi në Berlin del në sferën e bisedave private, por jo publike dhe jo shtetërore. Ndryshe nuk mund të komentohet dhe nuk mund të jetë ndryshe. Ato nuk prodhojnë as efekte jurdike e as politike, nuk kanë impakte e as afekte juridie e politike. ‘’, shton Smakaj.

Periskopi para dy ditësh raportoi se PSD dhe Nisma janë në prag të largimit nga Ekipi Negociator, për shkak të kryeneçësisë së Ramush Haradinajt i cili u pa se do që të rikthejë dialogun në duart e veta, edhe pse dikur e kishte refuzuar.

Gjykata Kushtetuese sot konstatoi se, me normat kushtetuese në mënyrë shprehimore është paraparë obligimi përkitazi me ushtrimin e kompetencave kushtetuese në sferën e politikës së jashtme për institucionet kompetente dhe se kompetenca për të dialoguar me një shtet të tretë, nuk mund të bartet tek delegacioni shtetëror si “mekanizëm i posaçëm” përmes një akti më të ulët juridik, siç është Ligji i kontestuar./PERISKOPI/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?