Skenari serb për katastrofë humanitare, veriu i mbushur me mallra ushqimore e ilaçe

Skenari serb për katastrofë humanitare, veriu i mbushur me mallra ushqimore e ilaçe

“Katastrofa humanitare” e paralajmëruar nga shteti serb në veri të Kosovës, po dëshmohet të jetë vetëm një skenar i radhës. Kjo pasi që edhe në teren, pikat shitëse me produkte ushqimore dhe barëra, janë të mbushura dhe nuk përkon me atë që ankohen banorët e madje edhe vet shitësit e asaj pjese. Po të futesh […]

Po të futesh brenda dyqaneve serbe në Mitrovicë të veriut, sheh se nuk ka mungesë të produkteve ushqimore.

Ekipi i RTV Dukagjinit qëndroi në atë pjesë, për të parë gjendjen e dyqaneve, raftet e të cilave ishin të mbushura përplotë.

E, ndonëse një gjë e tillë dukej, shitësit serb megjithatë thoshin se kanë mungesë të produkteve.

Sipas Blagica Janjakoviq, atyre u mungojnë mielli e qumështi, gjendje kjo që thotë se është krijuar ditëve të fundit.

“Duke marrë parasysh që çdo ditë ka më pak e më pak produkte, pra ka diku 2 ose 3 ditë mungesë e miellit qumështit, sigurisht që do të ndodhë kjo katastrofë dhe kjo për shkak të taksës që ka vendosur Prishtina produkteve Serbe dhe tani Serbia nuk ka se si të importoi mallra këtu. Apelojmë te Bashkimi Evropian dhe ndërkombëtarët si dhe Qeverisë në Prishtinë të suspendojnë këtë taksë sepse askund në Botë nuk ka një taksë 100%”, tha për RTV Dukagjinin, Blagica Janjaçkoviq.

Ndërkaq në njërin nga dyqanet e tjera, duke mos lejuar xhirimin edhe pse raftet shiheshin të mbushura, shitësi  vazhdonte të thoshte se kanë mungesa.

“Po, ka mungesë të qumështit dhe gjërave elementare. Po e shihni, raftet janë të zbrazura”, deklaroi shitësi serb.

Serbët dhanë paralajmërime se ka mungesë edhe të ilaçeve, megjithatë kjo nuk dukej as nëpër barnatoret që ekipi RTV Dukagjinit i vizitoi. Ndonëse në asnjërën prej tyre nuk  u lejua xhirimi.

“Nuk e di, mbase do të detyrohemi të jetojmë si indianët”, tha farmacisti serb.

Shqiptarët e kësaj pjese shprehen se nuk ka një gjendje të tillë, siç e thonë serbët, ndonëse prapa kamerave thonë se serbët nuk po vijnë të blejnë më produkte në jug, tash e sa ditë.

“Kanë ardhur shumë këtu, po tash më nuk po vijnë. Ndoshta vetëm ndonjëri që nuk ka informacione”, shprehet një shitëse shqiptare.

Për këtë inskenim të kësaj situate, qeveria e Kosovës pati thënë se është në dijeni të planit dhe se nuk do të lejojnë që një situatë e tillë të ndodhë.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/452200988958296/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?