S’ka llogaridhënie nga Ministria e Bujqësisë për 25 milionë euro për subvencione

S’ka llogaridhënie nga Ministria e Bujqësisë për 25 milionë euro për subvencione

Mungon llogaridhënia dhe një strategji e mirëfilltë në Ministrinë e Bujqësisë për subvencionim e fermerëve në bujqësi, kështu u tha sot në tryezën “Debate në Riinvest” në kuadër të platformës që është diskutuar për ‘Skemat e Subvencioneve në Bujqësi’. Visar Berisha nga Index Kosova theksoi se mjetet e parapara me programin prej 25 milionë eurosh […]

Visar Berisha nga Index Kosova theksoi se mjetet e parapara me programin prej 25 milionë eurosh duhet të kenë ndikim dhe qëndrueshmëri në bujqësi.

Berisha theksoi se për të krijuar stabilitet dhe rritje të prodhimtarisë në bujqësi, subvencionet duhet të ndahen në bazë të një analizë që fokusi me qenë në produkte specifike.

Ai shprehu edhe dyshimet për mos llogaridhënie dhe për keqpërdorimin e mjeteve për subvencione, pasi që sipas tij ka raste që fermerët pa punuar fare arën marrin mjete financiare direkte nga Ministria e Bujqësisë.

“Nuk mundem me u pajtuar për faktin që në Kosovë me u ndarë 25 milionë euro për subvencione edhe mos me pasur llogaridhënie për ato para. Një e treta e atyre parave shkojnë për drithëra, dhe një fermer që I ka pesë hektarë me drithëra punon me humbje. Kjo nuk ka kurrë farë kuptimi. Mos t’i përmendim edhe rastet që pa mbjellë asgjë hiq ose me një rendiment minimal”, theksoi Berisha.

Edhe Faton Nagavci ekspert në bujqësi thekson se subvencionet për bujqit kosovarë duhet të ndahen në bazë të kritereve. Ai propozoi  që subvencionet të ndahen në bazë të prodhimtarisë, edhe pse sipas tij, nuk ka statistika zyrtare për prodhimtarinë bujqësore.

“Paratë duhet me u përdorë për me zhvilluar bujqësinë. Propozimi im për subvencione është që me mbështetjen e përpunuesve, me kritere të caktuara është normale që zhvillohet edhe prodhimi. Te monitorimi, është shumë telashe me gjetur infomata për import dhe eksport”, theksoi Nagavci.

Për mungesë të statistikave në prodhimin e  bujqësisë, foli edhe Shqipe Dema nga Ministria e Bujqësisë, e cili vlerësoi  se asnjëherë nuk ka pasur të dhëna të sakta për prodhimtarinë në këtë sektor.

Ndërsa, shtoi se nuk kanë mundësi t’i maten ndikimet e programit të subvencionit për prodhimtarinë bujqësore nga fermerët përfitues.

“Për shkak se nuk kemi statistika të sakta në përgjithësi, asnjëherë nuk e dimë sa prodhohet në Kosovë. Ndahet subvencioni 400-500 euro për hektarë, nuk mundesh me kontrolluar se a e përdorë fermeri. Kështu që kjo nuk mundet me pasur direkte ndikim, ndikim ka program për zhvillim rural që rritë sipërfaqen”, tha Dema.

Ndërsa, Enisa Serhati nga Instituti Riinvest, ngriti çështjen e monitorimit dhe llogaridhënies për 25 milionë euro për subvencionet në bujqësi, edhe pse ajo vlerësoj që nuk janë si shumë e madhe krahasuar me shtetin e Maqedonisë që ndanë rreth 200 milionë euro për programin e subvencioneve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?