Shpend Ahmetit ende nën hetime për tenderin me vlerë 530 mijë euro me qumështin

Shpend Ahmetit ende nën hetime për tenderin me vlerë 530 mijë euro me qumështin

Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke vazhduar hetimet për tenderin e qumështit ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ende nuk dihet nëse do të ketë aktakuzë. Ish-bashkëpartiakët e tij të dikurshëm, aktivistë të Vetëvendosjes, në janar të këtij viti kishin bërë kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për siç thonë […]

Ish-bashkëpartiakët e tij të dikurshëm, aktivistë të Vetëvendosjes, në janar të këtij viti kishin bërë kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për siç thonë ata, keqpërdorim të 530 mijë eurove në tenderin për furnizim me qumësht për nxënësit e klasave të para dhe të pesta.

Për rastin në fjalë, Prokuroria Themelore në Prishtinë në janar të këtij viti, kishte konfirmuar se kishte nisur hetimet.

E menjëherë pas kësaj, Ahmeti kishte paditur ish-partinë e tij për shpifje.

Pasi kishte dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Ahmeti kishte thënë se në padi ka kërkuar dëmshpërblim, të cilin sipas tij do ta caktojë gjykata.

Ahmeti ka përsëritur se procedurat kanë qenë të hapura dhe se çmimi i qumështit të blerë ka qenë më i liri në Kosovë.

Por se deri ku kanë shkuar hetimet për tenderin me qumështin dhe a pritet aktakuzë ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, lajmi.net ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Kujtim Munishi, Ushtrues Detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka thënë se hetimet për tenderin me qumështin janë duke vazhduar dhe se ende nuk ka asgjë konkrete për këtë rast.

“Rasti është ende nën hetime, nuk mund të themi asgjë deri sa të përfundojnë hetimet. Mund të gabojë për data sepse hetimet janë duke vazhduar, kështu që nuk mund të themi asgjë pa i marruar të gjitha provat”, ka thënë Munishi.

Nga dhjetori i vitit të kaluar, Komuna e Prishtinës nuk kishte arritur që të bëjë furnizimin me qumësht për nxënësit e shkollave, niveli i ulët nga klasa e parë deri në të pestën. Kjo për shkak se ishte vonuar në procedurat e prokurimit dhe më pas i dolën probleme.

Më pas, në maj të këtij viti, Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga kryetari Shpend Ahmeti kishte vendosur që përsëri të furnizojë shkollat e nivelit të ulët me qumësht Vita.

Komuna kishte vendosur që ta negociojë tenderin e qumështit me kompaninë “ABRAZEN” L.L.C, e cila drejtohet nga njerëzit e “Devolli grup”, e që për produkt e kanë qumështin Vita.

Sipas dosjes se tenderit, tek përshkrimi i çmimeve, sasia e paraparë e qumështit është 1.834.245 copë ne ambalazh tetra-pak 250 ml. Tenderi që u realizua me procedurë të negociuar pa publikim të kontratës është marrëveshje kornizë vetëm për 6 muaj.

Vlera e parashikuar e kontratës për këtë sasi të qumështit është 375 mijë euro, ndërsa çmimi për një pako 250 ml do të jetë 20 centë, ashtu sikur i tenderit paraprak.

Komuna e Prishtinës ka pasur dy kontrata për furnizim me qumësht të nxënësve të klasave I-V. E para ishte lidhur në vitin 2015 me “Devolli Group” dhe ka qenë kontratë kornizë për disa vite. Sipas kësaj kontrate, një pako qumësht është blerë 10 centë, ku vlera e përgjithshme e kontratës ka qenë 200 mijë euro. Dhe kontrata e dytë, të cilës i ka skaduar validiteti në janar 2019 ishte lidhur në vitin e kaluar, dhe një pako qumësht është blerë 20 centë, ku vlera e përgjithshme ishte 733 mijë e 698 euro.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?