Shpend Ahmeti zbulon detaje rreth shtatores së Fadil Vokrrit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka potencuar se së shpejti do të ndërtohet shtatorja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, në Prishtinë. Ahmeti shtoi se shtatorja do të zë vend afër stadiumit të kryeqytetit, i cili mbanë emrin e tij, transmeton Periskopi. Këtë njoftim i pari i Komunës e dha në konferencën […]
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka potencuar se së shpejti do të ndërtohet shtatorja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, në Prishtinë.
Ahmeti shtoi se shtatorja do të zë vend afër stadiumit të kryeqytetit, i cili mbanë emrin e tij, transmeton Periskopi.
Këtë njoftim i pari i Komunës e dha në konferencën për media para ndeshjes së yjeve, mes skuadrës së përzgjedhur të Granit Xhakës dhe asaj të Milot Rashicës.
Në këtë ndeshje mes ekipit të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës, do të luajnë edhe shumë ftyra të njohur të sportit dhe artit të Kosovës.
Boksieri, Haxhi Krasniqi dhe këngëtari Ledri Vula, do të jenë dy nga të pranishmit sonte në ndeshje, që do zhvillohet në ora 20:00. /Periskopi.com/












