Shoqëria civile me kritika e arsyetime për punën e ministrit Bytyqi

Shoqëria civile me kritika e arsyetime për punën e ministrit Bytyqi

Organizatat e shoqërisë civile që merren me çështje të arsimit janë të ndara në ato që e kritikojnë ashpër, ato që arsyetojnë një pjesë të vendimeve të ministrit dhe të tilla që nuk preferojnë të komentojnë për punën e Ministrisë, për shkak të angazhimit në projekte të përbashkëta. Drejtori i Qendrës për Avancimin e Performancës […]

Drejtori i Qendrës për Avancimin e Performancës së Arsimit (QAPA), Halim Hyseni, ka thënë se vendimet e ministrit kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e cilësisë së edukimit dhe të arsimit, shkruan sot Koha Ditore. Shumica e vendimeve konsideron se janë në kundërshtim me interesin nacional te Kosovës, të ardhmen e saj dhe me konceptin e shtetit ligjor, të drejtat e qytetarëve të Kosovës dhe tendencat zhvillimore të shekullit XXI.

“Arsimi i Kosovës ka marrë goditje tepër të rënda, sepse si asnjëherë deri më tani nuk ka qenë si tani ‘in exremis’ në shërbim partiak dhe interesave të grupeve klienteliste. Ministri për realizimin e interesave të ngushta partiake po merr masa administrative ndëshkuese për të mbjellë frikë dhe për të frikësuar njerëzit që të mos guxojnë të flasin, të bëhen të dëgjueshëm. Veprimet e ministrit ‘en block’ janë të kundërligjshme, të dëmshme dhe penalisht të sanksionuara”, ka deklaruar Hyseni. Përgjegjësia, sipas tij, nuk mund të jetë vetëm e ministrit dhe MASHT-it, por e Qeverisë në përgjithësi.

Punën e ministrit në disa pika e ka kritikuar edhe Rron Gjinovci, drejtor i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA). E në disa aspekte e ka lavdëruar apo arsyetuar.

“Humbja e parave nga Banka Botërore është një dështim klasik i MASHT-it, për të cilën ministri Bytyqi do të duhej të jepte përgjegjësi ose sqarime qoftë edhe nëse nuk ka pasur përgjegjësi direkte, pasi ai është personi që duhet të mos lejojë dështime të tilla. Kur ndodhin dështimet, e pakta që duhet të bëjë ministri është të marrë masa, të cilat nuk mendoj se i ka marrë. Lëvizja e zonjës Kumrije Gagica nga pozita konsideroj se ka qenë një gabim dhe fatmirësisht ajo është rikthyer në pozitën paraprake”, është shprehur ai. Me emërimin e sekretarit të MASHT, sipas tij, Partia dhe ministri kanë qenë të interesuar të caktojnë persona të dëgjueshëm e jo të përgjegjshëm.

Si veprim pozitiv të ministrit e ka cilësuar nxjerrjen e Udhëzimit Administrativ, që rregullon çështjet e platformave indeksuese për revistat që merren parasysh gjatë avancimeve akademike. Për shkarkimin e Bordit të AKA-së, fajtor e ka bërë kryeministrin, ndërsa e ka lavdëruar ministrin për zgjedhjen e anëtarëve të rinj.

Drejtori i institutit “Edguard”, Rinor Qehaja, ka thënë se mungesa e përgjegjësisë ka lejuar që shumë iniciativa të paraqiten medialisht, por asnjëherë të mos ketë diçka konkrete.

“Rikujtoj këtu profilizimin e universiteteve rajonale, mësimin gjithëditor, përkthimin e teksteve shkollore etj”, ka thënë ai. Keqmenaxhimi i procesit të përzgjedhjes së teksteve të reja shkollore, sipas tij, ka rezultuar me tekste që nuk kanë cilësi.

“Kjo kurrsesi nuk guxon që për arsye politike të mbulohet, por të pranohet si dështim. Kushdo i përfshirë në proces të japë përgjegjësi, mbi të gjitha përgjegjësi për kohën e humbur, dhe vonesat që të kemi tekste të mirëfillta për nxënësit tanë”, është shprehur Qehaja.

Drejtorët e Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC) dhe të institutit “Atomi”, Dukagjin Pupovci, respektivisht Jusuf Thaçi, nuk kanë pranuar të flasin për gazetën rreth punës së ministrit Bytyqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?